Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione vaginale gjatë shtatzënisë

Ju pershendes serish znj. doktoreshe, falimderit per pergjigjet qe po na jepni dhe po ndihemi shume mire me perkrahjen tuaj...une e kam bere testin strisho vagilnal ka infeksion pak dhe mjeku me ka dhene te perdore;cefalexin alkaloid 500mg kapsula dhe flagyl 500mg, vaginal tani jam ne javen e 37 dhe desha ta di a ka ndonje efekt negativ per bebin nese i perdori pasi kam frike shume te perdori barera gjate shtatzanise edhe pse jane me pershkrim te mjekut ju lutem me tregoni qe te ndihem me e qete gjat perdorimit...falimderit shume pres pergjigjen tuaj me padurim ju uroj pune te mbare dhe mos lodhje pershendetje nga Prishtina...

Kiki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Kiki, detyrimisht duhet të përdorsh mjekimin që ka përshkruar mjeku. Ky mjekim nuk ka efekte anësore për bebin, prandaj mund t’i përdoresh pa problem.

Gjatë lindjes, rrugët vaginale duhet të jenë sa më të pastra nga infeksionet e ndryshme.

Uroj të lindsh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti