Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni i klamidias dhe shtatzënia

Miredita doktoreshe, desha te pyes, une kam pasur klamidia por ne baze te analizave qe kam bere para 2 jave me ka dale reaksion negativ edhe une edhe burrit mirepo kam frike se me kthehet prap ky infeksion qka duhet te bej tash planifikoje te mbes shtatzene por kam shume frike pasi kam pasur 2 aborte nga ky lloj infeksioni pres pergjigjen tuaj.

Meli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli.

Meqënëse përgjigja e analizave ka dalë negative, tregon që trajtimi i klamidias është bërë shumë mirë. Gjithashtu edhe trajtimi i burrit, ka qënë i domosdoshëm.

6-të muaj pas abortit të fundit, mund të nisësh një shtatzëni të re.

/komuniteti