Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Organizmi i gruas në shtatzëni

E nderuara doktoreshe te kam pyetur edhe disa dite me pare lidhje me disa dhimbje ne uterus, jam ne javen e gjashte dhe pase nje jave kam termin tek gjinekologu, desha te pyes ato dhembje nuk i kam me mirepo majat e gjineve me jane bere shume te ndishme mirepo gjinjte i kam me madhesi si me pare, desha te pyes a ka mundesi qe ka ndaluar zhvillimi pasi nuk i ndi me ato dhembje dhe a eshte normale kjo ndjeshmeri e gjinjeve? faliminderit shume.

Arbenita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Arbenita, nuk po e kuptoj shkakun e shqetësimit tënd. Me sa thua, nga larg, unë nuk vlerësoj ndonjë shqetësim preokupues mbi shtatzëninë tënde. Duhet të dish, se gjatë shtatzënisë ndodhin shumë ndryshime në organizmin e gruas. Kjo, po të ndodh edhe ty. Por nuk është e vërtetë, se tek të gjitha gratë ndodhin të njëjtat ndryshime.

Ndryshimet çfaqen edhe tek gjinjtë, dhe është normale që ato të bëhen më të ndjeshme.

Ekzaminimi me ekografi në javën e 7-të, konfirmon shtatzëninë edhe nga rrahjet e zemrës së bebit që fillojnë në këtë periudhë.

Edhe një herë Arbenita, mos u jep rëndësi gjendjeve të pa rëndësishme, që do kesh gjatë shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti