Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kerthiza rreth qafes se bebit

Mirembrema doktoreshe. Kam nje pyetje. Nese beba e ka kerthizen rreth qafes a eshte e domosdoshme me u operu apo mundet me u kry lindja normale edhe pse e ka kerthizen rreth qafes, sepse mua me ka ndodh qe 2 lindje me i kry normal e ne tretin femije me tha mjeku ju ka lidh kerthiza rreth qafes e duhet me u operu se veq te shkon femija dem nuk te perparon ne bark, te lutem mi sqaro keto gjera, e dua mendimin e juaj doktoreshe, faliminderit.

Rozina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rozina.

Ndodh që bebet, rrotullohen aq shumë sa rreth qafës së tyre mbështillet kordoni umbelikal (kordoni i kërthizës). Nuk ka problem, përderisa bebi qëndron në mitër. E gjithë çështja, qëndron gjatë proçesit të lindjes.

Këtë situatë, pavarësisht se si kanë liundur dy fëmijët e mëparshëm, e vlerëson mjeku që ndjek shtatzëninë tënde. Prandaj, unë të rekomandoj që të ndjekësh dhe zbatosh këshillat e tij edhe për mënyrën se si do të lindësh. Të jesh e sigurtë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në rastet kur kordoni umbelikal është i mbështjellë rreth qafës së bebit, lindja me prerje cezariane është mënyra më e sigurtë për jetën e bebit që po vjen në jetë.

Unë të uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti