Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e frytit

Miredita doktoreshe. Jam ne muajin e 8 te shtatzenise, deri me tani qe i kam bere kontrollat te mjeku me ka thene krejt ne rregull, bebi shton mire e tash me tha se e ki beben pak te vogel si eshte e mundshme, deri me tash ka qene bebi mire e tash jo, te lutem me trego gati çdo muaj kam bere kontrolla dhe e kam mat peshen e bebes me kane thene mire e tash me tha pak beba e vogel si eshte e mundur, ku mund te jete problemi? Faleminderit.

Gane (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Zonjë.

Duke besuar në vlerësimin e mjekut, mund të them se ka shumë faktor që ndikojnë në ngadalsimin e rritjes fetale (pesha e vogël e bebit).

Për rritje të mirë fetale ndikojnë disa faktor si; qarkullimi utero-placentar ose qarkullimi i substancave ushqyese nga placenta tek bebi, faktori fetal, faktorët gjenetik që lidhen me hormonin e rritjes. Ka dhe shkaqe të tjera që kufizojnë rritjen fetale siç janë; mosha e nënës sidomos nëna me moshë shumë të re, kushtet sociale sidomos nën ushqyerja, qëndrimi i zgjatur në këmbë, disa patologji të nënës siç janë sëmundjet e zemrës, mushkërive dhe anemitë e rënda. Po kështu në rritjen fetale ndikojnë dhe intoksikacionet amtare, si pirja e duhanit sidomos nga nëna që pijnë mbi 10 cigare në ditë.

Si rrugë të parë të rekomandoj, ekzaminim ekografik dopler për të vlerësuar sasinë e gjakut që kalon nga nëna tek fëmija. Në lidhje me trajtimin, lëre pirjen e duhanit nëse atë e pi. Përmirëso rregjimin e ushqyerjes duke bërë shtesa ushqimore në sasi dhe cilësi. Shto marrjen e magneziumit dhe folateve.

Gane, ndjekja mjeksore duhet të jetë e vazhdueshme deri në lindje.

Unë të uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti