Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hemoroidet gjate shtatzanise

Pershendetje e nderuar, jam ne javen 33 te shtatzanise dhe i kam dy probleme per te cilat dhe dua t'ju pyes nese mund te me keshilloni dicka: Me jane shfaqur te ashtuquajturat hemoroide te jashtme, me te cilat po kam shume veshtiresi shume djegie sidomos gjate nates. Problemi tjeter eshte se jam ne rrezik te lindi para kohe per shkak se jam e qelur qe tani 1 gisht. Udhetoj cdo dite per ne pune me autobus dhe dua te di a eshte rrezik se pari te udhetoj me autobus dhe a eshte rrezik per femijen tim qe te lindi tash ne kete jave? Falemnderit.

Arbnora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnora.

Po e filloj, nga problem yt i dytë. Po më thua se je në javën e 33 të shtatzënisë dhe je hapur 1 gisht (afërsisht 1cm)? Së pari duhet patjetër të vizitohesh tek mjeku që ndjek shtatzëninë. Në këtë situatë unë të rekomandoj të ndërpresësh punën, udhëtimet, qëndrimet në këmbë apo ulur. Të kryesh porositë e mjekut dhe të zbatosh rregjim shtrati, deri në lindje. Do preferoja, që fëmija yt të lind së paku pas javës së 37-të të shtatzënisë.

Hemorroidet vetëm mund të trajtohen, në mënyrë që shqetësimi që ato krijojnë të jetë sa më i vogël. Të rekomandoj që pas çdo dalje në banjë, të lahesh me ujë të ftohtë. Po e bëre disa herë në ditë, është më mirë sepse e ftohta bën që gjaku të riqarkulloj dhe të t’kurren/mblidhen hemorroidet. Gjithashtu përmirëso dietën ushqimore, duke u larguar nga ushqimet e skuqura të pjekura e pikante. Kufizo ecjet e gjata dhe qëndrimet në këmbë. Nëse shqetësimi vazhdon, mund të përdorësh pomada të ndryshme antihemorroide.

Uroj të lindësh sa më normalisht.

/komuniteti