Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kozmetika e fytyrës gjatë shtatzënisë

Pershendetje zonje. Cfare kremrash per fytyre rekomandohen gjate shtatzanise, sepse lekura e fytyres me eshte thare dhe me kane dale disa njolla te vogla?

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Thuajse në të gjitha gratë shtatzëna, ndodh ajo që quhet “maska” e gruas shtatzënë. Shkaku është shtimi i pigmentit ngjyrues të lëkurës, që normalizohet me përfundimin e lindjes duke e kthyer lëkurën në gjendjen e parashtatzënisë.

Të rekomandoj, të shmangësh ekspozimin e fytyrës në diell. Nëse të besdisin njollat, për mbulimin e tyre, deri diku edhe pastrimin nga qelizat e vdekura, mund të përdorësh kremra të përshtatshëm hidratant që mjeku dermatolog duhet t’i përshkruaj në recetë.

Marsida, pavarësisht se kremrat shoqërohen me tregues, të rekomandoj që mos guzo t’i marrësh vetë në farmaci. Mjeku dermatolog e ka për detyrë të japë rekomandimin e kremit, për gruan shtatzënë.

Eg.. (12 vite më parë)
Po si tja bejme se ketu te ne mjeket te percjellin me nje pergjigje "jane njollat e shtatzanise dhe nuk ke c'ju ben"... jo pak here eshte marre kjo pergjigje.

/komuniteti