Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja parakohe

Pershendetje doktoreshe, desha te di, kam femijen e pare, ate e kam lindur 34 jave e 5 dite, ndersa tash jam prape shtatzane, a mundet te me ndodh prap si ne lindjen e pare, a po me duhet te pushoj, se ne fakt une dhe punoj, deshta nje sugjerim nga ju, cfare duhet te bej qe te me shkoj deri ne fund mire shtatzenia, mos te kem probleme si ne te parin?

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Meqënëse fëmijën e parë e ke lindur rreth 35 javë, nëse është e mundur, mirë është që të gjëndet shkaku i moslindjes në javën e 40-të. Me përcaktimin e shkakut merret terapia dhe këshillat e tjera mjeksore.

Meqënëse tashmë shtatzënia e rradhës është evidente, të rekomandoj që të bësh një ekzaminim ekografik për cervimetrinë (matja e gjatësisë dhe hapjen e qafës së mitrës). Në bazë të rezultatit mjeku do të japë këshillat e nevojshme.

Pas kësaj, mjeku duhet të ndjekë ecurinë e shtatzënisë hap pas hapi.

/komuniteti