Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mishi i papjekur

Tung jam shtatzane 5 javesh kam ngrene mish te pa pjekur mire:( A eshte rrezik per femiun? Faleminderit.

Yllka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllka.

Kur mishi është i pa pjekur mirë, mund të infektoj njeriun me toksoplazmozë dhe infeksione të tjera. Prandaj është e rekomanduar që sidomos gratë shtatzëna, nuk duhet të prekin mishin me duar të pa mbrojtura nga dorezat e kuzhinës ose duhet t’i lajnë shumë mirë ato pas prekjes së mishit. Gjithashtu, përpara përdorimit, mishi duhet zjerrë mirë e më pas mund të konsumohet i zjerrë, i skuqur apo i pjekur.

Toksoplazmoza është sëmundje infektive, e cila mund të fitohet gjatë gjithë jetës ose gjatë jetës intrauterine.

Tek gratë shtatzëna, ecuria e sëmundjes mund të jetë e rëndë. Në kushte dhe rrethana të caktuara, toksoplazmoza mund të kaloj nga nëna tek fetusi gjatë shtatzënisë. Shpesh bëhet shkak për abort e deri në lindje të parakohshme. Shumë fëmijë kur lindin, nuk kanë shenja të sëmundjes, por ata mund të vuajnë pasoja të panjohura ose të njohura të infeksionit.

/komuniteti