Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Caji i boronicave te kuqe

Miredita doktoreshe e nderuar dhe falimderit per pergjigjet tuaja qe po na jepni. Tani ndihem me e qete qe perdori antiobiotiket pasi qe mora edhe opinionin tuaj qe nuk ka efekte anesore per bebin dhe vazhdoj ti perdori per 7 dite me rradhe, keshtu qe falimderit shume dhe shpresoj qe nuk ju bezdis nese ju pyes perveq antibiotikve qe perdori per infeksion a ben te perdoret gjate shtatzanise qaji i boronicave te kuqe, pasi qe kam degjuar se eshte mire qe te perdoret kunder bakterieve pastron kanalet dhe infeksionet. Desha ta di opinionin tuaj lidhur me ket qaj a te perdoret apo jo, ju falimderit per mirekuptim ju uroj pune te mbare...

Kiki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kiki.

Mjeku të ka mjekuar për infeksione vaginale dhe mjekimi që të ka dhënë, nuk ka efekte anësore për bebin. Prandaj unë të rekomandova që t’i përdorësh ato, për të patur të pastra rrugët vaginale nga infeksionet e ndryshme.

Unë di, që çaji i boronicës ndihmon në uljen e nivelit të pa kontrolluar të bakterieve në rrugët urinare. Po e përdore pa teprime, nuk ka asnjë rol negativ. Por nëse infeksioni urinar është shqetësues, të rekomandoj të bësh analizë urine për të përcaktuar shkaktarin. Në situatën që ndodhesh për shkak të shtatzënisë, kontrolli dhe trajtimi mjeksor janë më efektivë sesa trajtimet popullore.

Uroj të lindësh fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti