Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrezik lindje parakohe

Pershendetje. Kete jave hyna ne muajin e 6 te shtatzanise, por ka dy jave qe kane filluar te me shfaqen disa ngerce ne bark, ne fund te barkut dhe ne pjeset e siperme te barkut, qe po shoqerohen edhe me shtrengime te forta qe po ma forcojne barkun shume, por edhe ne muret vaginale keto dite kam ndjere nje dhembje te vazhdueshme. Testet per infeksione me kane dale negative, ne nderkohe jam duke perdore edhe magnezium, edhe pregnancare dhe gravid. Perveq kesaj, prej fillimit te shtatzanise kam probleme me kapsllek, deri dje kur filloj barkqitja, dhe dhimbje ne fund te shpines te vazhdueshme. Desha ta di, a jane keto simptoma te zakonshme ne kete faze te shtatzanise, apo mos duhet me shku ne kontrolle, pasi qe lexova se kombinimi i ketyre simptomave mundet me qene i rrezikshem per lindje te parakohshme? E vleresoj mendimin tuaj, gjithe te mirat.

Bina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Ankesat e tua të cojnë në përfundimin, që mund të rrezikosh lindje parakohe. Shkaktarët e lindjes parakohe nuk janë vetëm infeksionet por, ka edhe faktorë të tjerë të njohur dhe të pa njohur të cilët influencojnë.

Të rekomandoj patjetër një konsultë me gjinekologun dhe kryerjen e ekografisë, për të verifikuar ndryshimet në qafën e mitrës (cervikometri). Në bazë të vlerësimeve të ekzaminimeve, mjeku gjinekolog do të japë mjekim e duhur.

Unë gjithashtu të rekomandoj, të mos kryesh punë të rënda dhe ecje të gjata, qëndro sa më shumë të jetë e mundur anash majtas.

Uroj që shtatzënia, të ketë ecuri normale deri në ditën e lindjes.

/komuniteti