javë pas jave
Përshëndetje Brikena
Në lidhje me pijet energjike, me saktësisht Redbull mund ti cek disa çështje të cilat duhet ti kesh parasysh, dhe më pas vendos ti vet nëse do apo jo ta konsumosh.
Njëra është kafeina që gjendet në përbërjen e tij, e cila është një JO e madhe në botën e shtatzënësisë dhe çështja tjetër është një keqbërës me emrin taurin-a, një amino acid i pranishëm në Redbull. Për arsye të papërcaktuara nga FDA, taurin-a nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna. Një përbërës tjetër që gjendet në Redbull, glucuronolactone, mendohet që ndikon tek fetusi.
Poashtu, Redbull të jep një ngritje në shkallën e rrahjes së zemrës. Zemra e gruas shtatzënë funksionon me më vështirësi gjatë periudhës së shtatzënisë, prandaj mendojeni se çfarë mund të shkaktojë stimulimi i kafeinës dhe gjërave të tjera. Prandaj me tërë këto që i përmenda, mund të imagjinojmë se çfarë ndikimi mund të ketë një pije energjike tek gruaja shtatzënë.
Të uroj një shtatzëni të mbarë.


Pershendetje, desha te pyes se pijet energjike a jane te demshme ne shtatzeni si p.sh. redbull se shume po me pihet? Flm.