Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotikët dhe analgjezikët gjatë shtatzënisë

Miredita, ju pershendes. E kam nje pyetje, jam shtatzene ne javen e 8, kur isha 6 javeshe, isha e semure me grip dhe kam marre analgjetike tableta dhe antibiotike per 2-3 dit . A eshte ne rrezik bebja ime prej medikamenteve?

Nera (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nera.

Gjatë shtatzënisë, nuk është e preferuar të përdoren antibiotikët dhe analgjezikët. Në raste të rënda dhe specifike, ato janë të lejuara të përdoren. Por unë besoj se medikamentet që të ka rekomanduar mjeku, bëjnë pjesë në ato preparate mjeksore të cilat nuk janë teratogenë (që nuk ndikojnë keq në zhvillimin e fetusit).

Unë duke mos e ditur se cfarë antibiotikësh dhe analgjezikësh të ka rekomanduar mjeku, pwr tw qwnw e sigurtw ti vetw, të këshilloj që të lexosh fletën shoqëruese të preparateve mjeksor. Vec të tjerave, në fletën shoqëruese përshkruhen efektet anësore dhe rastet kur nuk duhet të përdoret medikamenti (kundërindikacioni).

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti