Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Probleme me urinim dhe testise

Pershendetje kam djalin 27 muajsh dhe para 3 muajve qante shum dhe pediatri tha duhet ber synet e bera nje mjek thoshte I ka testiset lart sidomos bjeren po un ja percjelli shpeher me duken posht I ka a duhet ber ndnje kontroll aoo qte bej dhe problemi qe vazdon ende edhe pas synetis esht urinimi shuum I rrall ne mengjes nje her dhe ne mbremje gjat nates hiq dhe qe dy dit urinon me nje nderprerje ne mes dmth sikur dy qeshme per nje her qka me rekomandoni ju flm paraprakisht

Miesa M (7 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Fillimisht me duhet te ju sqaroj se jo gjithmone ose me sakte rralle here arsyeja e infeksioneve urinare eshte fimoza ose ngjitja e lekures se penisit per majen e tij pasi deri ne nje moshe te caktuar ajo eshte normale, prandaj nuk do te thote se infeksioni urinar nese ka qene present eshte zgjidhur me syneti.

Ekzistojne disa anomali te lindura ne lidhje me poziten e testiseve prandaj ju keshilloj qe gjithesesi te konsultoheni me nje kirurg te femijeve ku pervec kesaj do te merrni edhe udhezimet e duhura edhe me problemet urinare qe mund te kete.

Dr. Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve

/komuniteti