Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-kirurgun-pediatrik

Hernia umbilical

Pershendetje doktor, Kam djalin 1 vjet e 1 muaj dhe ka lindur me hernia umbilical dmth e ka kerthizen jasht... kam provuar ne te gjitha menyre popullore mirepo deri me tani nuk ka pas rezulltat.. deshta te ju pyes deri kur duhet te pres qe mundet me ju terhek apo a terheket nese jo ateher kur eshte koha me e mire per ta operuar.. gjithashtu deshta te ju pyes operimi a duhet te jete me anestzion lokal apo total... Te faleminderit...

Njomza Njomza (3 vite më parë)

Dr. Ardian Shefkiu - kirurg pediatrik
Kirurgu pediatrik përgjigjet
Dr. Ardian Shefkiu

Pershendetje zonje,

Hernia umbilikale te femijet eshte e lindur dhe mbi 90 % te rasteve nuk kerkon nderhyrje kirurgjike, pasi qe deri ne moshen 5 vjeqare defekti i lindur ne nivel te kerthizes mbyllet vet me rritjen e femiut.

Ne rast se hernia persiston pas kesaj moshe (5 vjeqare) atehere duhet intervenuar kirurgjikishte dhe sigurisht nen anestezion te pergjithshem.

Raste te veqanta bejne perjashtim dhe kerkojne nderhyrje kirurgjike urgjente ne rast se defekti eshte i madh dhe mbrenda tij mund te futet nje segment i zorreve dhe te strangulohet, d.m.th. mund te demtohen zorret qe ne mjekesi njihet si Inkarcerim i hernise por fatmiresishte te hernia umbilikale nje gje e tille ndodh shume rralle.

Per konstult dhe udhezimet e duhura profesionale duhet te kontaktoni kirurgun e femijeve.

Me respekt,

Dr Ardian I. Shefkiu

Kirurg i Femijeve