Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Dua keshilla nga ju nena
Pershendetje per te gjitha me jan shfaq gjandrat tiroide para 3 jave pasi kisha shum simptoma dhe ankoja prej dhimbjes se kokes pas shum kontrollave e analizave dola me tsh 5-87 dmth nuk me prodhojn mjaft hormone jan te uleta me jod
Tash po kam nji shtrengim ne fyt thujse sikur te kap dikush per fyti pastaj qfar ndjenje e ke sikur me plas edhe me pesh po kam problem sa humba pesh mir shkova 66-68kg per 3 jav kam mär 6 kg esht teper kjo 72 sot ne mengjes kur u peshova jam bo shum nervoz po merzitna po tutna kam me shku prap shum kg kshtu spo mundem me nejt pa ushqim diqka po ligshtona shum knej po merzitna per pesh trupit
:((((( a keni pas kso raste ju qe kan mujt me ja dal edhe me i sheru tiroidet edhe me humb pesh
Flm seciles qe i kushton vemendje dhe me keshillon
Ttoole1 ... (4 vite më parë)
Ttoole1 ... (4 vite më parë)
Po nana tu perdor terapi jom qe 3 jav po veq po vij tu aj tu shtu pesh edhe qikjy ngushtim po me streson shum i kam letrox 50mg gjysmen
Lora ° (4 vite më parë)
Nuk e di a je tu perdore terapi, por keto simptoma jane normale lexoj keto keshilla me poshte . Une sikur vlora jam nenpeshe nuk kam shtu peshe aspak nga gjendra tiroide.Konsultohu me ndonje dietolog se mundesh me mbajte dite te shendetshme.
Lora ° (4 vite më parë)
Gjëndra Tiroide (gusha) dhe rëndësia e saj Gjëndra Tiroide është gjëndër që gjendet në pjesën e përparme të qafës. Ajo përmes hormoneve te saj merr pjes ne kontrollimin e metabolizmit, rritjes dhe pjekurise, zhvillim dhe funksion të sistemit nervor, metabolizimin e yndyrnave, sheqernave, mer pjesë në sistemin kardiovaskular, hematopetik, gastrointestinal dhe gjithashtu në shtatzani (fertilitet) – është gjëndër me funksion të shumëfishte dhe shumë të rëndësishëm. Sëmundjet e Gjendres Tiroide janë: hipotireoza (funksionimi i zvogeluar i gjëndrës), hiperfunksioni (funksioni i rritur i gjëndrës), noduse dhe kanceret e gjendrës. Simptomet kur gjëndra nuk funksionon si duhet janë: Lodhja (plogështia), Shtim ose humbje në peshë, Rënia e flokëve, Lëkura e duarve ose është shumë e thatë ose e djersitur, Ndërrimi i disponimit (nervozë, dridhje e duarve), Hipertensioni, Shpejtim ose ngadalësim i punës së zemrës, Çregullime të ciklit menstrual, Probleme me mbetje apo mbajtje të shtatzanisë, etj. Testimi i funskionit (a punon mjaftueshëm apo në mënyrë të tepruar) të gjëndrës Tiroide bëhët përmes analizave të gjakut, ndërsa struktura, noduset, kanceret e mundshme, inflamacionet testohen përmes ultrazërit, punksionit dhe scintigrafisë së gjëndrës tiroide. Duhet të keni parasysh se këto metoda plotësojnë njëra-tjetrën! Nëse keni ndonjë nga simptomet/shenjat e sipërcekura Ju rekomandojmë që të këshilloheni me Endokrinologun/en më të afërt që keni.
Dita3 (4 vite më parë)
Mos u brengos nuk jane oer tu shqetsu kaq shume. Me terapi per nje kohe stabilizohesh. Kam shume persona ne familje qe i kane gjendrrat tiroide. Do simptoma sikur shtrengimi ne fyt i ke edhe prej maraku. Merre ne qetsi nuk eshte serioze. Ndiqi kontrollat dhe terapin mos e neglizho ne mengjes para ushqimit se paku 30 minuta. Te perahendes.
Lidra Lidra (4 vite më parë)
Nuk e di nga cili vend je , por nese je afer Ferizait te kisha kishillu nje kontroll te dr bardhi , kohen e fundite ka shume shume raste qe kam ndegju qe jav ka satabilizu teroiden,nese nuk mundesh patjeter bone ni kontroll, se kto ishin qe prodhojne shume Jod, po edhe qe jan munges Jodi... mos e le ne asgje
Vlora . (4 vite më parë)
Une jam me tiroide prej vitit 2014 por pesh nuk kam shtu kurr hahaha bile ma du me shtu se shum dobt jam ...a po merr terapi a ke fillu qfar doze te kan dhan terapis?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?