Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nëna, si pregatitet lazanja?

Nena, kush di te me tregoje se si e beni pergaditjen e lazanjes? Gjithashtu edhe pergaditjen e salces se bardhe dhe te kuqe? Ju pershendes.

Laura (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
nita tkam kallxu atje jo ktu qysh mrun kjo qka shkruj un heeeeeeee
Eliiona (12 vite më parë)
Moki, ti ne cilin qytet jeton?
(12 vite më parë)
po nga istogu jam
(12 vite më parë)
oo eliona sa larg qenke bree...he he dashurie po shummje edhe ti spo na tregon se edhe ti je nga istogu dikun ....
Eliiona (12 vite më parë)
Edhe une kam verejte se ne kete portal shume nena jane nga Istogu.
(12 vite më parë)
qka asht tu bo more zot qesajde krejt istogun e paskna ksajde ahahaha
Eliiona (12 vite më parë)
Oj Moki une jetoj ne Wolfsburg, perndryshe sikur ti jam edhe une Istogase, hahaha dashurii, ma zi s´bohet bile mos te mbesim me merak te kurqkafit.
(12 vite më parë)
o mos hani lasagne se vallahi ju trashin ahahaha
Delisia Delis (12 vite më parë)
Per 4 persona; Veshtiresia :mesatare Koha e pergaritjes;50 min Ingredienti: Lasagna barilla(kur nuk keni kohe ti pergatitni mund ti bleni fare kollaj ne supermarket) 800 gr qumesht Ragu te pergatitur me ;qepe,mish i grire ,salse e ereza 40 gr gjalp 40 gr miell 00\' 40 gr djathe te grire Kripe Pergatitja e beshameles. Shkrijme gjalpin,hedhim miellin,hedhim qumeshtin dhe e perziejme per te mos lejuar formimin e kokrrave.I hedhim kripe,dhe e leme te ziej per disa min. (ose mund t\'a blimi te gatshme dhe kurse kohe) Lyejme tepsine me gjalpin e ngelur,hedhim nje shtrese me ragu dhe beshamela nje shtrese te petave lasagna barilla ku i leme vetem 30 sek ne uje te nxehte e te kripur.Sepse po ti leme 5 min,ngjiten... Fillojme te njejtin proçes deri ne 5 shtresa max.Ne fund ,siper hedhim djathin e ngrire. E veme ne furre per 20 min,ne 200/220°c. Psi e nxjerrim nga furra,e leme 10 min ,pastaj fillojme ta ndajme ne pjata.
(12 vite më parë)
hahahah eliona hiq keq se ki valla ku bre je aje kund ngat se e me duket je edhe ti ne gjer.... po moj elion spo din njeri qa me ba gjith hahahha kshtu lazanje edhe e leht shpejt po qitet edhe e shishme boll hahahah
Laura (12 vite më parë)
O sa shume qe me ndihmuat, ju faleminderoj shume te gjitha nenave qe me treguat rreth lasanjes, do ju falenderoj nga zemra, zoti ju gezofte, paqi shendet dhe lumturi ne familjet e juaja.
Eliiona (12 vite më parë)
O Moki po pse nuk na ftove moj ne lazanje, mire qe na e qitet ndermend se kanihere spo ka njeri ide qa me bo per dreke keshtu qe per sot problemi eshte i zgjidhur.
(12 vite më parë)
heheh laura dje kam pas per drek lazanje ahha......une sosoen e blej te gaqem ne qese qe esht per qazanje 250 gr mish te bluar edhe nje shmand edhe kallkavall 100 gr........ e perzhit mishin ja qes 350 ml uj dhe sosen e le te vloj per 5 min edhe marr pet e lazanjes i rendis dhe i qes nga sosi me mish nga nje lug shmand seciles pet dhe keshtu me radh permbi kaqkavallin edhe e fus en furr per 25 min ne temperatur 200 qao
Diana Z (12 vite më parë)
Laura ti ndava ne pjes pasi qe ma leht me i kuptu,dhe ne te gjitha i hedh ehde krip se harrova
Diana Z (12 vite më parë)
Mua gjithmon me shkon 1 pako e gjysme lasagne te thata dhe i marr ato te barillas sepse behen me te mira dhe shijen me te mire, ne fund te tepsis duhet mishin e kaverdisur mandej ja qet pet e lasagnes perbmi,i lyen pet me qumshtin dhe margarina qe ke dhe ja hedh kashkavallin te grire.mandej prap pet e lasagnes prap qumshtin prap kashkavallin keshtu me rradh deri sa te mbushet tepsia dhe e mbulon me foli dhe e shtin ne furr per 25- 30 ne 220 grad/
Nora Ina (12 vite më parë)
Sosi kuq:1kep, 2 karrot, 400g mish te grim,1spec te kuq, lug miell, 1tass tomate te coptuar ne leng, 2 ose 3 dl uj ,krip biber e len 1or mu zi. Sosi bardh: 2 lug te medhaja gjalp/margarin i shkrin , 2 lug miell, 4 lug te mellaja parmezan , ni filgjan te vogel pavllak/rahm, 2 ose 3 dl qumsht pak krip elen 10 min mu zi. Dhe i qet ni ren peta ni ren sos te kuq apet peta ather sos te bardh dhe kshtu vaxhdon permi i qet sos te bardh dhe parmezan !
Diana Z (12 vite më parë)
Ne nje tave tjeter e hedh 1 liter qumsht dhe 150 gram margarine,deri sa te shkkrihet margarina.
Diana Z (12 vite më parë)
Laura une e di keshtu: Mishin: e merr 1 qep e qet ne tigan mandej kur te skuqet qepa ja qet mishin e bluar deri sa te behet une e le mishin 45 min, mandej ja hedh sosin bolognese une e marr (barilla bolognese )
(12 vite më parë)
Laura e kam edhe receten italian të lazanjes:......350gr mish i grire salce domate 1 pako lasagne te thata te gateshme, 1 liter qumesht, 1 qepe,2 luge miell,100 gr gjalpe...... Lyeni nje tigan me vaj skuqni qepen, dhe me pas shtoni mishin e grire. Kur ta shikoni qe eshte kavardisur shtoni kripen dhe salcen e domateve(ose domate te grira)duhet te behet pak si supe nuk duhet te jete i thate. nderkohe pregatisni beshamelen duke ngrohur qumeshtin dhe me pas duke shtuar kremin e pergatitur nga gjalpi i shkrire dhe mielli vazhdoni te perzieni dera sa te bie vale. Tani merni nje tepsi dhe hidhni nje shtrese beshamele e pastaj shtroni lasanjet e thata duke i mbuluar me pergatijen e mishit te grire dhe vazhdoni prape me beshamelen lazanjet dhe mishin beni 4 shtresa ose pese varet nga tepsia qe perdorni. Kur te mbaroni piqeni ne furre per 20 minuta me 220°. (Qe te jete me e shijshme shtojini edhe mocarele po patet)....shpresoj që e ke kuptuar.
(12 vite më parë)
Unë recetën e Lazanjës e kam kështu: Permbajtja: Peta llazanje (1 kuti) 200 gr djathe kaçkavall i grire ne rende Per salcen beshamel : 3 luge gjalpe 3 luge miell 1 veze ½ lt qumesht Per salcen bolonjeze: ¼ kg mish i grire 3-4 thelbinj hudhra 2 qepe mesatare 100 gr gjalpe 2 luge salce 1 tufe majdanoz dhe ½ gote vere e kuqe piper,kripe. Pergatitja: Per te pergatitur salcen beshamel :Ne nje tave , skuqim 3 luget e gjalpit, hedhim 3 luget e miellit dhe e skuqim pak ate.Me tej shtojme ne te dhe qumeshtin ku kemi futur dhe vezen.I perziejme keto mire deri sa krijohet salca beshamel. Per te pergatitur salcen bolonjeze: Skuqim qepet e grira imet ne gjalpe deri sat e zbuten dhe te fillojne te zverdhen pak. Fusim mishin e grire dhe ate e kavardisim pak me qepen, me tej hedhim thelbinjte e hudhres te grira ne copa te vogla dhe pas njefare kohe te skuqjes se tyre, shtojme kripe, piper, salcen dhe majdanozin.Pasi ti skuqim dhe keto te teras e vashku dhe per pak kohe, i shuajme me vere dhe e mbulojme me kapak deri sa te avulloje. Zijini petat e llazanjes ne nje tenxhere me uje te vluar deri sa te zihen nje nga nje dhe i zevendesojme nje nga nje me njera tjetren. Petat e ziera i shtrojme ne tepsi. Siper tyre shtrojme ne fillim nje pjese se salces bolonjeze.Mbi te hedhim salcen beshamel, dhe siper saj pak djathe kaçkavall. Perseriteni 2-3 here duke vendosur petat e llazanjes siper. Pasi ta mbuloni me peta per here te fundit vini dhe ate pak salce beshamel qe ka ngelur dhe pak djathe kaçkavall te grire. Piqeni ne furren e ngrohur qe me pare ne 180°.
Diana Z (12 vite më parë)
Boll fshtir.Ahahahahaahahhaah

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?