Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ushqimi dhe mos-shtimi në peshë

Miredita nena.


Kam nevoje per ndihmen tuaj, kam vajzen 6 muajshe, ne gji e kam, por shume pak po me pin, mbrenda dy javesh nuk me kishte shtuar asgje ne peshe, as nje gram se as ushqimin s`ma ha perveç kashica ne teglla edhe kete krejt as dy luge te vogla, jam ne hall qe vajza nuk me shton as nuk po me ha aspak. Ju kisha lut o nena me tregoni qka me i ba dhe qka mi dhane qe ti pelqej kesaj se as nuk mi ha keksat me qumesht e as qullat tjera, ju lutem me tregoni qka te bej e pres pergjigjen tuaj dhe e vleresoj shume, me respekt Dina.

Dina (13 vite më parë)
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Dina, djali im ka lindur 3900, ndersa tash i ka 9500, po edhe une kam nje problem ndoshta edhe ti me kishe keshillu, djali shume shpesh zgjohet cdo ore vetem gjumin e pare e bene mire 3 ore flen e kam shume problem se tash me duhet edhe te punoj. Pak ndoshta do e zgjas amo po mundona sado pak te ndihmoj nese te hyn ne pune keto keshilla. Une per veti nuk e kam kete problem se djali han po normal ne fillim mu ka dashte shume shpesh me ushqy edhe nese vetem dy luge i ka ngrene, psh, karotat e HIPP kane nje shije jo te mire nuk i dojke edhe mersha diq qe bon zhurem lojne apo qe ja terheke vemendjen edhe ashtu ne huti te djalit i kam ushqy, tani ju mesojke shija tash e hane nuk e ka problem, une per veti djalit tim i jap ushqim cdo 3 ore, normal edhe ne gji e kam ne nderkohe i jap gji veq ty te kisha keshillu te marresh vajzen shume shpesh ne gji mos kqyr ore apo cdo 15 min ti jepesh edhe nese pi vetem pak i mjaftoj po edhe ty ma lehte e ki te vjen qumeshti nese nuk keq gji perdor qaj te hithave ka ne barnatore eshte i mire po une kam pi edhe qumesht se djali ime ka pas gazrat edhe ka qajte shume 3 muaj dite dite nate ka qajt, po tash mire, sa i perket ushqimit une grizen e kam maru me qumesht Vita veq yndyren ma te vogel po ti nese ke mjek personal te vajzes pyte apo tek e fundit ka edhe Bebellak -qumesht mbi moshen 6 muajshe, po konsultohu me mjekun, une tash djalit tim i perdori mish te Hipp me pire, i pjeki ndonje molle apo qulle qe pergadis vete, te kuqte e ves te zier e perzi o me pire apo me qumesht se veja ka albumine, supe, pire besa edhe langjet po djali im nuk i pin langjet ti provo pergaditja, e zgjata pak po ishalla te hyn ne pune diqka, te pershendes Dina dhe ju uroj cdo te mire ne jete edhe shume fat vajzes suaj, Me respekt Valdetja.
Dina (13 vite më parë)
Valdete faliminderit shume per keshillat, ja kom provu edhe bananen edhe mollen por veq e mshel gojen dhe nuk han.Nese ban te pyes sa kile i ka djali jot dhe sa i ka pas ne lindje, dhe Valdete grizen ja kom ble, aty shkrun te pregaditet me qumesht, me cfare qumeshti me kishe keshillu t'ja beje grizen edhe a shton ne peshe griza se po tutna se qumeshti i paketum mos eshte i fort per bark te bebes dhe tu kisha lute mem tregu a din edhe ndonje send qe eshte per shtimin ne peshe te bebes ndonje ushqim? e teprova pak por ashtu me duket qe pom ndihmon sado pak, te falenderoj shuuume Dina. Me kthe pergjegjen se e pres tung.
Valdete (13 vite më parë)
Pershendetje Dina, e kuptova hallin ton, edhe une kam nje djale 6 muajshe me peshe eshte shume mire bile mbi normale, po ty te kisha keshillu qe vajzes suaj ti pergadisesh vet, se ndoshta vajza don sende qe jane me natyrale apo dicka te embel psh: molle te embel te bluar, banane te ndrydhur se banana e rrit peshen, grize, por konsultohu edhe me mjekun per nderrim te qumeshtit, edhe mos u merakos shume se jane disa periudha qe femite nuk shtojne vazhdimisht peshe. Ju pershendes duke ju deshiruar rritje sa me te shendetshme vajzes suaj.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?