Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Te perzierat, ndihme!

Te nderuara nena une jam ne javen e 6 te shtatzanise dhe me kane nisur te perzierat dhe me bejne te ndejhem shume keq pothuajse gjate gjithe dites. Ju lutem me jepni ndonje keshille apo sugjerim si ta kaloj kete situate nga eksperienca juaj personale! Me respekt Oni!

Ana Ana (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Oni, une kam pas te vjellura deri 5 here ne dite, tremujorin e pare dhe te fundit! Nese e vjella vjen nga thartira, duhet me i largu ushqimet qe shkaktojne thartire: kofeina, embelsirat, rrepat, perimet e paziera! Ushqimi hahet 5 here ne dite nga pak! Uji pihet gellenka gellenka! Kur ndihesh keq, nese ke thartire pertyp 4-5 badema te papjekur dhe pakripur, qumesht ose zwieback
Ana Ana (12 vite më parë)
Faleminderit te gjithave per sygjerimet tuaja!Eshte disi e veshtire kjo ndjenje e te perzieres por jam ne fillime ndaj dhe mendova se keshillat tuaja do te me ndihmonin! Perqafime te gjithe nenave!
Eda Odesa (12 vite më parë)
Pershendetje oni. Mu dje me tha doktori qe mos te cohem menjehere nga shtrati te rri 10 min e ulur pasi te zgjohem, pastaj te haj diqka te njelmet pa yndyr ashtu pa u zgju akoma. Pastaj tha cdo mengjes ha nga nje kokerr veze te zier , nje cope djathe pa yndyre dhe nje gote qumesht dhe gjithe diten do te jesh top. Uroj qe te kalosh shtatzanin sa me lehte.
Valizake Thaçi Celina (12 vite më parë)
Moza, pa e provu smundet me dite :)
Moza M. (12 vite më parë)
Ose e shtin me shume me vjell valizake :)
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
kosovare une po te tregoj qe gjate shtatzanise ushqimet qe i kam hanger jane , makaronat pa sos, peshk sallmon, buken e lyjsha me pashtet me shtres t holle,oriz(pilaf) jogurt edhe uje kam pi ndodhta edhe 5 litra ne dite, po kot
Valizake Thaçi Celina (12 vite më parë)
Oni, ne momentin kur ndjen te perziera provo ha kikirike, dikujt i ndihmon kjo!
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen, por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormonale apo ndryshimit të presionit të gjakut. Këshillohet ndryshim i dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë,Mbas tremujorit te pare tek shumica e grave ,largohen vetvetiu...
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
oni me keqardhje, po te vjellu rat do te mundojne nje kohe. mu me jane paraqitur te vjellurat nga java e 6, dhe ne muajin e 4 me jan rrallu. perndryshe une kam vjell deri ne fund te shtatzanise. une kam pas edhe thartine, edhe ma dha mjeku nji gel Alucol edhe vetem ai ma hjeke thartinen. ndersa mundime e te vjellura kam pas shume, saqe tash po mendoj qysh me i hi ksaj pune edhe njihere per femijun e dyte. po kalon koha aq shpejt saqe ke mu befasu. une po te keshilloj kshtu, sado qe ke mundime e te vjellura, se nuk ehste lehte me mbajt 9 muj ne bark nje jete, ti knaq edhe perjetoje qdo moment te shtatzanise. veq mendo qe ke brenda shpirtin e shpirtit tand:)
Moza M. (12 vite më parë)
Oni, te perzierat jane normale deri ne muajin e 3-te..ne mengjes mundohu te mos zgjohesh menjehere por ri pak si gjysem ulur ne shtrat per disa minuta..mos ha ushqim te yndyrshem dhe ka mandarina ftoj limonade dhe pi uj sa me shume

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?