Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth shtatzanise
Nena pershendetje!Jam e sapo regjistruar ne portal.Doja tju pyesja nga eksperienca juaj nese me ndihmoni per disa sygjerime.Une jam 27vjec dhe po bej 6 muaj qe po perpiqem te mbetem shtatzene, por pa sukses.A eshte dicka shqetesuese kjo apo eshte normale sepse mua me eshte kthyer ne stres,sidomos 10 dit para atyre me duket sikur i kam te gjithe shenjat e shtatzanise dhe si perfundim zhgenjehem.Sot vajta per vizite te nje gjinekologe ne maternitet ,me beri nje vizite vaginale dhe me dha per 10 dite nje mjekim me Polygynax per sek.Gjithashtu me tha te beja nje analize te TORCH dhe nje tjeter per hepatit dhe bashkeshortit spermogramen(i beme ne nje klinike private qe na i rekomandoi ajo dhe ishin shume shtrenjte).Gjithashtu me tha te vete per nje jave te bej nje ekografi per te pare madhesine e vezes.Kjo gjinekologia sikur nuk me la shije te mire sepse as qe me dha ndonje fature po mori tere ato lek dhe hajt mirupafshim.Do jua dija per nder nese me rekomandoni ndonje gjinekolog/e te mire dhe a mendoni qe kto ishin analizat e duhura per mua?Me falni se u zgjata shume po kisha nevoje te flisja me dike.Ju faleminderit!
Alda Ero (12 vite më parë)
Alda Ero (12 vite më parë)
Nena ju falenderoj per komentet tuaja i vleresoj shume.Eshte e vertet qe stresi ndikon pasi une per momentin jam papune dhe po te rish ne shpi aty te vete mendja tere kohesh.Lere pastaj qe ste lene dhe njerezit rehat qe te pyesit tere kohes he je shtatzane, ca pret beje nje femije tani.Nejse ,ju uroj ju dhe bebave tuaj gjithe te mirat.Ju perqafoj
Kl&kl . (12 vite më parë)
Alda eshte heret qe te merakosesh per mos mbetje shtatezene mos streso veten se stresi ndikon shume si tek ti gjithashtu edhe tek burri juaj.une kur jam martuar 1 vite e gjysme nuk kam dashur,pastaj kam patur probleme me dokumente une isha ne kosove ndersa burri n\'Wien derisa erdha ktu u bone pothuajse tri vite burri im ka patur shume qejf te kemi nje fmij por rrethanat ishin te tilla qe edhe per 1 vit e me shume nuk mundnim te kishim femij pasi ishim larg njeri tjetrit.kur erdha ktu kemi provuar per 6 muaj mirepo nuk kemi patur sukses dhe une i kisha menstruacionet e qrregullume pastaj mbas 6 muaje bera nje kontroll te gjinekologu me dolen analizat mir mirepo stresi i burrit tim ka ndikuar shume.ateher beme te dy nje udhetim nje muajsh 2 jave ishim ne kosove dhe 2 jave pushim veror e larguam stresin menjeher pas pushimit kemi patur sukses.tre muaj para se ti bej 4 vite martes me lindi djali tash jemi shume te lumtur ndoshta edhe pse na u desh te prisnim shume.te deshiroj krejt te mirat largo stresin qdo gje rregullohet.
(12 vite më parë)
Alda Ero, pik se pari te uroj fat dhe mbarsi ne ket rrug qe ke fillu. Po te them se keto vizita dhe analiza qe ke ber jan ato te parat ose te them me trroq kryesoret qe duhet te dij mjeku per ju te dy e pastaj mund te vjen ne konkludim se qfar ke dhe te udhezoj per te ardhmen. Mos ke frik sepse mjeku nuk di te trregoj qfar ke apo nuk ke perderi sa nuk i keni ber te gjitha analizat e duhura. Te kuptoj qe nga ana financjare nuk asht aspak e leht te paguash sepse jan shum te shtrrenjta. Por mos harro se me shum ka vleft gjenjda psiqike e ytja se sa leket. Besoj qe do te kesh sukses edhe mos harro qe mendimi pozitiv asht gjeja me kryesore ne trrupin tend....edhe pse asht leht te udhezosh tjeret por me zor te veprosh. Paq fat :)
(12 vite më parë)
Pershendetje Alda, nese gjinekologia ju ka thene qe keni infeksion atehere duhet ta trajtosh ate perpara se te mbetesh shtatzane dhe mbi te gjithe duhet te jesh shume e qete. Nuk ke pse merakosesh dhe stresohesh pasi deri ne nje vit eshte normale. Te uroj gjithe te mirat
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
alda, po me vjen keq qe paske hargju gjith ato lek. 6 muj e ke herret me u brengos. s paku 1 vt prit, e nese s ka kurgjo per nji vit atehere provo me mjekime. per kontrolla nese keni ndonje infekcon me burin esjte mire t i beni, po mos fillo me mjekime se e ke pak herret. une pas 6 muj martese mbeta shtatzane, burri filloi me u merakos pak po une hiq. edhe une 3 muj kisha ndjenjen se kam mbet edhe kurgjo, mu vonojshin u fryjsha u bojsha nervoz, po kur fillova mu liru psiqikisht krejt ndodhi. suksese
(12 vite më parë)
alda mir se ke ardh ne portal;, te uroj qe shpejt te behesh nene... uen sjam provoj si tenden veq uroj qe nenat tjera te ndimojn ...sot ndoshta sdo ket shum pergjigje se ne fundjav sjan aktive nenat shum..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?