Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rreth te folurit
Pershendetje mike,,deshta te ju pyes per djalin e nje te afermes time,,djali eshte 3 vjeç e gjysme gati dhe ende ska fillu me fol,,pak ka ec me vones por ka lind me kohe normal,,djalin e kan pase ne doktorr te ndryshem dhe kan thon qe ne spo shohim dicka qe ky femije ska me fol,,ndersa nje terapi te vogel i kan dhene per reflekse,,djali disi eshte vetjak,,nuk luan me kerkon,kanihere qeshet palidhje vec kshtu vet me veti,,se di jemi ne merak te gjithe,eshte femije shuume i pashem mashallah ,,a keni ndonje keshille rreth pyetjes time ? Ju deshiroj shendet dhe te mira je jete
Eliona* * (12 vite më parë)
Gjeneta (9 vite më parë)
1).A kane ushqim te veçante femijet me autizem? 2).Me qfare aktivitete merren femijet me autizem? 3).Si mbrohen nga te tjeret femijet me autizem?
Loreta Lori (10 vite më parë)
Eliona qka eshte bere me kete djalin pasi djali i motres nuk fol dhe e pa kete pytje e deshi mdt pyt qka u ba me to se ajo u ba shum merak. Me shkruaj nese e din ss a fol tani kur ka fol a eshte autist a veq vanim ka pas.flm shum
Eliona* * (12 vite më parë)
Ju faleminderit shume,do tja jap keshillat e juajavte afermrs time sa me pare se me femije sduhet lene gjerat pas dore,ishalla ka sukses,
mira mira (12 vite më parë)
Une kam patur gocen e djalit tezes kshu dhe i keshilluan qe vetem ta shoqeroj me fmi e ka con ne kopesht cdo dite ka filluar te flas 4 vjec qe kur e ka cuar ne kopesh ka ndryshuar totalish tani reciton te gjitha vjerrshat e kopshtit permendesh...Per mendimin tim coje urgjent ne kopesht me femije dhe mos e ler para televizorit...Me doktoret eshte e kot sepse autizmi nuk sherohet me ilace ato mund te te japin vetem keshilla...Terapia me e mire jane aktivitetet me femije te moshes se saj...Do ta shikosh ndryshimin brenda nje viti
Moza M. (12 vite më parë)
Eliona..femijet qe jane autist ne fillim zakonisht fillojne te flasin me heret e pastaj fillojne te ngecin ne te folur..nese deshirone ajo familje te e ekzaminojne per autizem mundem me te ndihmu per kontrolle ne Prishtine...Down sindrome shoqata merret vetem me femijet te cilet jane te prekur me kete sindrome..eshte shoqata e autisteve te Kosoves por ajo eshte vetem nje OJQ, rekomandoj te e kontrollon nje specialist/doktor dhe nje logoped..per kontrolle eshte mire te merren letrat e leshuara nga gjinekologu dhe neonatologu ne kohen kur ka lind femiu dhe i intereson shume se si ka qene beba ne momentin kur ka lind dhe sa e si ka qajt ( le te mendojn mire qe ti kujtohet cdo detaj i momentit te lindjes) ..uroj qe te jete dicka krejt tjeter e jo ndonje sindrome ose semundje
Moza M. (12 vite më parë)
Eliona..femijet qe jane autist ne fillim zakonisht fillojne te flasin me heret e pastaj fillojne te ngecin ne te folur..nese deshirone ajo familje te e ekzaminojne per autizem mundem me te ndihmu per kontrolle ne Prishtine...Down sindrome shoqata merret vetem me femijet te cilet jane te prekur me kete sindrome..eshte shoqata e autisteve te Kosoves por ajo eshte vetem nje OJQ, rekomandoj te e kontrollon nje specialist/doktor dhe nje logoped..per kontrolle eshte mire te merren letrat e leshuara nga gjinekologu dhe neonatologu ne kohen kur ka lind femiu dhe i intereson shume se si ka qene beba ne momentin kur ka lind dhe sa e si ka qajt ( le te mendojn mire qe ti kujtohet cdo detaj i momentit te lindjes) ..uroj qe te jete dicka krejt tjeter e jo ndonje sindrome ose semundje
Eraa Era (12 vite më parë)
Eliiona ja nr telefonit i kesaj shoqate 038 545-715 thirrini se iu tregojne se ca duhet bere.
Eraa Era (12 vite më parë)
Eliiona,autizmi eshte semundja e shekullit, eshte sfide per shkencen pasi akoma nuk kane arrite te zbulojne shkakun e vertete.Mosu merrni me mjeke te pergjithshem nuk e dine .Ate femije duhet patjeter ta shohe nje doktor gjenetist e pastaj nje neuro-psikiater.Te rekomandoj qe sa me shpejt te jete e mundur te filloni me speech terapi(e te folurit)dhe me terapine e zhvillimit.Gjej adresen e Down syndrome kosova dhe shkoni atje se kane terapista dhe mjeke te pershtatshem.Ata merren me te gjithe femijet me nevoja te vecanta me aq sa kane mundesi.Une kam njohur themeluesit ekesaj shoqate dhe jane nje cift i mrekullueshem dhe iu ndihmojne mjaft pasi vete kane nje vajze me nevoja te vecanta.Ka edhe shkolla speciale.Por duhet te filloni sa me pare te jete e mundur se femija eshte pak i madh e duhet filluar intensivisht terapite me te nemenyre qe te shkoje ne shkolle me femijet e tjere.Ndiqeni kete procedure qe te thashe se une kam vajzen menevoja te vecante e kam mesuar mjaft nga terapistet e saj.Mund ta gjesh adresen e kesaj shoqate edhe ne facebook ose mund te komunikosh me presidentin e saj ne facebook.Quhet Driton Bajraktari ,bej kerkese per friend ose coji sms se te ndihmon.Uroj qe cdo gje te shkoje mbare me ate femije.
(12 vite më parë)
Ishalla zoti e ndihmon, ama sa ma heret qe zbulohet autizmi me mire! Ndoshta kish qene mire me ja tregu kete liste te simptomave e me lexu me shume nena e vet per autizmin, ka edhe ketu te beba mjaft artikuj, e mundet mandej edhe nena e vet me dite
Eliona* * (12 vite më parë)
E vertet por e ka pas ne prishtine,e ka i kane thane mire po sdi valla,,mosvet per mjeksi te atjehit
(12 vite më parë)
Nese jeton aty prej nga jemi na, mjeket dy lidhje me koke si kane
Eliona* * (12 vite më parë)
Ks louisa
(12 vite më parë)
Eliona ku jeton ajo? Ne ks a ger?
Eliona* * (12 vite më parë)
Louisa,,asnje mjek nuk ja ka thene e kete,por une duke lexu shenjat e autizmit i pash disa psh vec reklama ngan me i pa kur dalin ne tv,rreh shuplaka,nuk luan me lodra ...ishalla behet mire o zot
(12 vite më parë)
Simptomat dhe Shenjat e Autizmit Autizmi është një çrregullim kompleks i zhvillimit, që shfaqet kryesisht gjatë tri viteve të para të jetës dhe ndikon në aftësinë e fëmijës për të komunikuar dhe ndërvepruar me të tjerët. Autizmi përkufizohet nga një set i caktuar sjelljesh dhe është ‘një spektër i gjërë çrregullimesh’ që ndikon tek fëmijët në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Nuk njihet ndonjë shkak i përcaktuar, i vetëm për autizmin, por rritja e përgjegjshmërisë, si edhe sensibilizimi mund t’i ndihmojnë familjet sot. Dallojmë tri lloje çrregullimesh të spektrit të Autizmit. 1. Çrregullime të Autizmit – personat me çrregullime të Autizmit kanë mungesa të mëdha në zhvillimin e gjuhës, sjellje dhe interesa jo normale, vështirësi në marrëdhëniet sociale dhe shumë individë kanë edhe çrregullime të intelektit. 2. Sindroma Asberger – këta individë kanë karakteristika të njëjta me crregullimet e Autizmit por nuk kanë probleme me të folurin dhe intelektin. 3. Çrregullime pervasive të zhvillimit – individë që kanë disa elementë të crregullimeve të Autizmit dhe Asberger, por jo të gjitha karakteristikat. Në këtë grup simptomat janë më shumë në aspektin shoqëror dhe të komunikumit. Shenjat që çdo prindër duhet t’i dijë: - Mungesë ose vonesë të gjuhës së folur - Nuk i përgjigjen emrit deri në moshën 1 vjeç. - Përdorim i përsëritur i gjuhës - Përdorim i përsëritur i veprimeve (përplasje duarsh, rrotullim objektesh, etj.) - Pak ose aspak shikim drejt e në sy - Mungesë interesi për marrdhëniet me bashkëmoshatarët - Nuk di të luaj me lodrat - Mërzitet nga ndryshime të vogla që mund të ndoshin - Reagojnë ndaj zhurmave, erërave, pamjes ose kontaktit me diçka - Fiksim i vazhduar në pjesë të veçanta të objekteve apo sendeve - Fëmija rreth moshës 12 muajshe as nuk belbëzon as nuk kuis - Fëmija rreth moshës 12 muajshe nuk përdor nuk tregon me gisht, nuk përshëndet me dorë, - Fëmija rreth moshës 16 muajshe nuk thotë fjalë të vetme apo të veçanta - Fëmija rreth moshës 24 muajshe nuk thotë vetë shprehje me dy fjalë - Fëmija fillon të humbasë gjuhën apo edhe aftësitë sociale. Sjelljet karakteristike të çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të jenë të dukshme në foshnjëri (18 – 24 muaj), por ato zakonisht bëhen më të dukshme gjatë moshës 24 muajshe deri në 6 vjeç. Studimet shkencore tregojnë, se, nëse autizmiidentifikohet shumë shpejt dhe individi fillon përnjëherë të përfitojë nga metoda të specializuara kurimi dhe edukimi, jeta e individëve me autizëm ndryshon në mënyrëdrastike për më mire. Në asnjë mënyrë nuk duhet pritur deri sa të merret një përcaktim përfundimtar e zyrtar i diagnozës. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të gjithë fëmijët të egzaminohen për autizëm nga mjeku pediatër, dy herë deri në moshën 2 vjeç, një herë kur janë 18 muajsh dhe përsëri kur bëhen 24 muajsh. Por, meqënëse simptomat e çrregullimit ndryshojnë shumë, fëmijës që mund të ketësimptoma të tilla apo sjellje të tilla duhet patjetër t’i bëjnë vlerësime të mëtejshme një ekip ekspertësh.
(12 vite më parë)
Eliona mos vuan nga autizmi?
Moza M. (12 vite më parë)
Eliona..Eshte nje logopede ne prishtine ardita e ka emrin ndeshta eshte mire te e vizitoon njehere ajo

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?