Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kur keni filluar te i jepni bebit uje dhe caj?

Pershendetje nena,djali im neser i bon 2 muaj dhe nuk me pin as uje,as qaj mundohna me ja jep me cucell por nuk i pin qafr te bej qe te ja jepi se me lug nuk po guxoj se po kam frik qe po i jep ne fyt,a mos eshte diqka keq qe ende nuk po pin uje dhe qaj?

Tina Ks (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Tina vajza ime edhe pak dit mi Ben 5 muaj dhe Akoma si kam dhene une sepse e kam vec me gji dhe nuk e ka te nevojshe,, a nese eshte vere qe mban nxehte ateher mundesh me ja dhen nganje luge
Kloa 1 (11 vite më parë)
“Qumështi i nënës është specifik për fëmijën e saj, qumështi i lopës është specifik për të voglin e lopës” (UNICEF) Çdo ditë e më tepër kërkimet shkencore po nxjerrin në pah vlerat që përmban qumështi i nënës. Përbërja e pasur me ushqimin e plotë që i nevojitet fëmijës, ndryshimi i përbërjes së tij sipas nevojës së fëmijës në periudha të ndryshme, përmbajtja e proteinave, lipideve dhe karbohidrateve në masat me ideale dhe plot veçori të tjera kanë bërë që shkencëtarët t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Disa nga organizatat më të mëdha botërore si: World Health Organization, UNICEF, Academy of Breastfeeding Medicine, American Academy of Family Physician etj, rekomandojnë gjidhënien në mënyrë ekskluzive për 6 muajt e parë të jetës. Nga lindja deri në muajin e 6?të dieta e fëmijës duhet të përmbajë 100% qumësht nëne, jo ujë e jo lëngje. Nga muaji i 6?të e deri në muajin e 12?të, 50% qumësht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku. Nga muaji i 12?të deri në muajin e 24?të, qumështi i nënës duhet të përbëjë 33% të dietës së fëmijës. Këto shifra na tregojnë qartë se gjidhënia duhet të zgjasë dy vite të plota dhe ushqimet shtesë duhet të fillojnë pas muajit të 6?të me rekomandim nga mjeku dhe jo që në muajin e dytë apo të tretë, siç po ndodh sot. Eshtë për të ardhur keq kur shikon se sot tregjet janë mbushur me një shumllojshmëri ushqimesh për fëmijë. Nënat, veçanërisht ato që jetojnë në qytete, mundohen t’i ushqejnë fëmijët sipas modelit perëndimor. Si rrjedhojë, është vërejtur një rritje dramatike në mosdhënien e gjirit dhe në fillimin e hershëm të ushqimit. Po ashtu ka edhe një rritje të diares, malnutrisjonit dhe vdekjeve tek fëmijët. Ndoshta përmendja e disa veçorive që ndodhen në qumështin e nënës mund t’u nevojitet nënave që të tregohen më të kujdesshme ndaj fëmijëve të tyre dhe të mos hedhin ndonjë hap që mund t’u kushtojë më vonë. Rëndësia e gjidhënies Qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën ndaj infeksioneve, prandaj dhe është quajtur “vaksina e parë për bebet”. Ai përmban ushqimin e nevojshëm për 6 muajt e parë dhe njëkohësisht i bën fëmijët rezistues ndaj infeksioneve si diarea, otitis media (infeksion i veshit), infeksione të rrugëve të frymëmarrjes…etj. Përmban substancën “Bifidus Faktor” që ndihmon bakterin Lactobacillus Bifidus të shumohet në zorrët e fëmijës dhe ndalon bakteret e tjerë të shtohen dhe të shkaktojnë diare. Përmban ujë të mjaftueshëm për fëmijën edhe kur moti është tepër i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjedhja numër një në ndalimin e dehidracionit. Përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, dhe kjo është ajo për të cilën ka më shumë nevojë fëmija. Përmban hekur të mjaftueshëm dhe të përshtatshëm për t’u abzorbuar në zorrët e fëmijës, prandaj dhe tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës nuk vërehet anemia dhe mungesa e hekurit. une nese do kem qumesht mjaftueshem nuk do i jap asgjedjalit tim pa i bere 6 muaj,ti bej cte duash,, ta kesh me jete te gjate femijen
Ammy . (11 vite më parë)
Goca ime ka qen 6 javeshe kur me ka then pediatria ti jap uje dhe ja jepja me luge por Vetem nga pak sa te mesohet se pastaj e pi vet shum mir.
(11 vite më parë)
Tina jepi uj melug se ai esht shum i vogel me pi uj me shishe se ende su mesu me shije te ujit dhe qajit , un i kam dhen.me lug nga dy lug uj ne dit ujin ja kom vlu ndersa qaji nuk ma linte me flejt bebin se di pse po ka koh qe qaj si kom dhon te pershendes.
Jeta Jeta (11 vite më parë)
Un mendoj qe bebi juaj esht shum i vogel per qaj dhe uj kam degju se deri ne muajn e 5 qumshti i nenes e zevendeson edhe ujn edhe te gjitha deri ne at koh femija nuk ka nevoj te pij uj e aq me pak qaj ,ashtu nje gjinokolog ka then .Tina

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?