Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nenat qe punojne jane me te lumtura? Mendoj qe eshte genjeshter!

Kam lexuar nje shkrim qe thuhet se nenat qe punojne jane me te lumtura tek une dul e kunderta si hina pun vetem po merzitem per vajzen 1vjeqe qe po e le nshpu perkujdesje tvjehrres pomvjen ehe punen me lan po kom qejf me kalu shum koh me to e kur spo kom koh sa po du edhe kur po shkoj shpi lodhshemm nervoz po bohem me vajzen meniher pe urrej vetrn spo jom e qet aspak psiqikisht npun n halll jom

Nita Krasniqi (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Nita, krejt kemi kalu ne kete periudhe. Vajzen kur kam lene e kam pas veshtire sic tha dhe kosovarja, por me femine e dyte jo dhe aq shume, e kam pas pervojen. sa isha ne pushim lehonise ne vajze, para se te kthehem ne pune, kam pas ndrrim te pozites, dhe jam pas merzit te them te drejten se ndryshun rrethanat tani si nane. po dhe ne ate moment kam mendu, cka nese mbes pa pune???? Kah me ja majt, gjithe ato pare qe jane dasht tani me thmi??? Kur e ke pagen e sigurt i ke te ardhurat, ste mbetet tjeter pos me e kerku luksin mbi luks, te pakten kshtu me ka ndodh mu, e tash qe i kam dy femi, kredi, shpenzime, shtepi etj etj, e po them po sikur mos te kisha punu???????? Edhe une me qef cdo dite kisha nejt me thmi, kisha marr pastruse ditore per shpi, kisha shetit me femi, kisha lozzzz e shume tjera, po kjo jete osht e princeshave sic osht kate tash, ajo mirret me bamiresi edhe mendon per lindje etj etj. Mendohu, nese e len punen a mbetesh ne kriz per lek, nese jo, leje dhe qendro me vajzen. nese pretendon qe te arrish dic ne karriere, mendoje qe pas disa viteve do jete vone ne rikthimin e idese se tani do filloje prap, se vitet kalojne......e mbetesh prapa me rrjedha.
Linda Linda (11 vite më parë)
Nita un deri tash kam punu tash qe kam lind djalin kam 2 vite pushim koha me kalon me djalin shum shpejt mos me pas djalin asni sekond nuk kisha mujt me nejt pa pun po me djalin mir.per mendimin tim ma mir eshte kur punon mirpo me femi normal qe ki edhe ma shum stres se ke punen shtepin femin e gjitha vet mi kry.
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Viti i pare i lindjes se femiut eshte plot emocione,depresione,embelsi,kriza,lot gezimi etj,shumica e grave ne vitin e pare te lindjes se bebit kan deshire te jen qdo moment pran engjullit te tyre dhe kur te ballafaqohemi me largesin ndaj bebit ,merzitemi dhe fajesojme veten.Mua kshtu me ka ndodh,kur lash vajzen pas 6-te muajve me vjehrren dhe ika ne pune ufff ,ishte nje stres i madh...Mendoja nenat dhe gjyshet tona qe kan qendruar ne shtepi dhe ishte hera e pare gjate jetes qe u lakmoja jetes se tyre duke e lartesuar afersin prindrore,ishte hera e pare gjate jetes qe isha ne gjendje te sakrifikoja punen vetem e vetem te qendroja pran saj...Por kjo situat nuk zgjati shum,dalngadal u stabilizova dhe tani e shoh normale qe vajza rrin ne shtepi me gjyshen e saj ndersa un jam ne pune...pasi qe edhe puna ka knaqsit apo perparsit e saja qe sado pak e kemi mundesin ti gezojme femijet...Kam lexuar se shum gra te famshme kan hequr dore nga karriera vetem e vetem per shkak te familjes ,pikerisht femijes te cilet jane te shenjet...
(11 vite më parë)
Nita,une nuk punoj,kam perfundu fakultetin,pastaj shtatezania e pare,pastaj e dyta edhe nje here per nje here mbeta keshtu,i kam 2 femije,shyqyr prej Zotit te shendoshe,por po e shoh se duke u rrite keta,po rriten edhe kerkesat e tyre edhe shpenzimet,ne kete kohe keshtu me nje rroge kogja veshtire me ia dal...ka dite qe merzitem qe jam papune,ka dite qe thom ma mire qe sjam,edhe papune eshte shume veshtire me ndejt,ndryshe kur te punon vet,ndryshe kur duhet me lyp per sendin ma te vogel para,,
nita krasniqi (11 vite më parë)
fitesa qka punon ti njejt po mendojkam na hahah rona knaqu me vajzen valla lumja ti
Rrona (11 vite më parë)
Nita edhe une kam punuar 4 vite e 7 muaj por atehere kam qene e pamartuar....tani elhamdulilah kam edhe vajzen 1 muajshe dhe beso deri ketu ne lokal me dal me ble diqka me duket qe e kam lene nje pjese timen ne shtepi edhe pse qe te gjithe kujdesen per te edhe kur jam afer saj une!poooooooooooooor tani sikur te me thote dikush kaq rrog(te madhe)te ofroj vetem prano me punu nuk kisha pranu shkaku i qikes .....Allahu e gezofte secilen femer me eulad te khajrit !Qaq :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Amin Blerta, Amin me te gjithe ata qe luten per te mire, NIta, po, jam ne pune dhe ska dite qe nuk mendoj t\'a le punen.. por ndoshta deri ne momentin e caktum.. megjithese cerdhja ku i kam femijet ne perkujdesje po ma mund kete mendim.. se po kujdesen shume mire.. prandaj jam ne luhatje
nita krasniqi (11 vite më parë)
fitesa a je tu punu tash
Blerta <3 (11 vite më parë)
Fitesa,allahu te shperbleft plotesisht pajtohem me mendimin tend.
Fitesa * (11 vite më parë)
NIta, po te kuptoj plotesisht dhe po e marr parasysh kendveshtrimin tend. Puna apo mospuna nuk e ben nje nene te mire sic nuk e ben nje nene te keqe ne te dyja rastet. Pra, krejt varet se si dhe sa ajo nene angazhohet per t\'a dhene perkujdesjen e vet femijeve te saj. Realisht, ne shikim te pare duket se angazhimet me te medha i takojne nenes. Prandaj, edhe ceshtja e nenave eshte shume e ndjeshme. Kemi te bejme me cdo gje rreth mireqenjes se femijeve tone, familjes ne pergjithesi. Nga ne kerkohet te jemi gra te mira per burrin, nena te mira per femijet, vajza te mira per prindet, motra te mira, kunata te mira, nuse te mira dhe njekohesisht edhe kolege te mira (ne qofte se punojme). Por, te gjitha keto na jane dhene ne pergjegjesi nga Zoti per shkak se ne Mundemi, per shkak se ne kemi dhembshurine me te madhe, per shkak se ne jemi me suptile, per shkak se ne jemi femra; jemi femra qofte te drejta apo pak te dredhura..po te mundohet dikush te na \"drejtoje\" do na thyej, jemi shume te ndjeshme. Vetem gruaja gruan e kupton ne thellesi. Sado qe mashkujt jane te ndjeshem, jane te afert, mundohen te ndajne pergjegjesine me ne, prap se prap thelbi, kryesorja kerkohet nga ne. Une per vete jam shume shume e lumtur qe jam femer, qe jam grua dhe qe jam nene. Mundohem ne maksimum t’i plotesoj pergjegjesite e mia. Kam punu qe nga mosha 19 vjec dhe jam mesu qe gjithmone te kem te ardhurat e mia; kjo me veshtireson qe te kerkoje edhe nga burri se lere me prindet apo motra a vllau. Puna e mire qe e kam ma ka veshtiresu gjithmone qe te hek dore nga te punuarit e t’I perkushtohem maksimalisht shtepise dhe familjes. Une nuk e marr sit e domosdoshme, ne qofte se nje grua rri ne shtepi, qe te mirret me thashetheme apo gjera te kota. Nje femer qe eshte e shkathet arrine t’a organizoje kohen per cdo gje. Mirepo, realisht secila femer eshte perballur me humbje te kontrollit te te gjitha atyre qe I permenda ma heret; edhe une, edhe shume femra tjera qe njoh e qe ne te vertete ne kushte “normale” gjithmone kane qene te shkathta, mire te organizuara etj. Kete e shkakton c’rregullimi hormonal I cili pas lindjes eshte I shpeshte dhe shume I shprehur. Une nuk mendoj qe nje femer patjeter duhet te punoj qe te jete e lumtur apo qe te jete e pavarur apo qe t’a doje burri apo te tjeret me shume. Ne qofte se me “pavaresi”, nenkuptohet: me vozit, me dal kur don, me pas pagen e saj, etj.. atehere te gjitha keto mundet me I arrite edhe nga shtepia. Gjate kohes sa isha ne pushim te lehonise nga lindja e femijeve, asnjehere nuk e kam ndje mungesen e punes. I kam dhene vetes mjaft aktivitete te cilat ma kan plotesu diten, bile lypsha te ishte dita 48 ore qe t’a shijoj ne maksimum. Krejt varet nga vet personi se si dhe sa I jep vetes vullnet. E zgjata kete shkrim pak .. por kesaj teme shlire ia kisha shtu edhe 3-4 faqe tjera A4 qaq qe nuk ndjeje qe ndonjehere e kam thene gjithe ate qe kam dashte
Besa ***tuana*** (11 vite më parë)
nita edhe un punoj dhe pajtohem me alean se esht monotoni me kalu diten ne shpi 24 or.vajzen 5 muajshe kom qu ne qerdhe se ne shpi nuk jan kujdes per ta.por e gjej edhe kohen qe me lujt me vajzen time tash e kom ba ni orar per gjdo gja.e di e besoj qe lodhesh nervozohesh se edhe mu mndodh kjo po besom qe shum ma keq kishte me qen me qendru ne shpi e me qen e varur prej tjerve
Alea Morina (11 vite më parë)
Une smund te paramendoj veten 24 ore ne shtepi, ne qoftese punon ke nje orar te jetes me te planfikuara ke kohe me punu, ke kohe mu marr me femij (une ende nuk kam femij ), ke kohe me dal me burrin me shetit krejt ne varet si e planifikon gjate studimeve si punojsha e kisha orarin e programuar dhe e kisha kohen me mesu, ndersa si nuk punojsha se japasha as nje provim veq rrisha ne shtepi si e humbur,... une per vete nuk me pelqen bisedat e grave nuk me pelqen tollovia, nuk me pelqen monotonia ne vendin ku jetoj une grat flasin kjo bani keshtu ajo bani keshtu, une sja vnoj veshin per asgje ne jete edhe me bezdis vikendeve ne qoftese ndegjoj kesi biseda kur punoj largohem nga rutinat e punes se shtepis dhe nga bisedat e shqiptareve se dhe vet jam shqitpare por grat ketu dine te kqyrin punet e hallkut dhe gjithmon them sju ve fajini sepse skan pune tjera me te meqeme.... keshtu qe masi je hy ne pune ke besim te vjehrra se kujdeset per beben mire dhe behu e pavarur beso se edhe burri te don me shume kur je e pavarur kur shef besimin ne vete,...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?