Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Zhurmat e bardha....
Ashtu quhen ne \"boten e bebeve\", ashtu i quajne dhe ashtu do t\'i gjejne ata qe ia mesyjne \"fakultetit per beben\".. :)

E them fakultetin e bebit, sepse kjo bote, informimi per foshnjet te merr bukur shume kohe dhe energji.. mirepo me rezultatet qe gjejme duke u informuar kenaqemi e sidomos kur ato i provojme vet dhe i shohim rezultatet.

vajza ime kur ishte e vogel, kishte nganjehere nje parahati, e cila paska qene \"gazrat e brendshme-gerqat\". Si zakonisht hyna ne net te informohem se cka mund te bej, cka me ofron bota per kete dukuri. Ajo qe me beri pershtypje ishte kjo: \"White noises\", apo ne shqip \"zhurmat e bardha\".. keto zhurma ndikojne shume tek foshnjat e sapolindura deri gati 4 muajshe.
Ketu bejne pjese: zhurma e thitheses, zhurma e lareses se teshave, eneve, zhurma e mikserit per ushqim, zhurma e blenderave, zhurma e fenit, etj te natyres se ngjajshme. :). Pra, eshte ajo zhurem konstante e cila e kthen bebin te ndjeje boten ne te cilen ka jetuar qe nga dita e pare deri ne momentin kur ka dal ne kete bote. Eshte bota e brendshme e tyre, ne miter, ne bark. Atje jane degjuar ne vazhdimesi te rrahurat e zemres se nenes, rrjedhja e gjakut neper trup, perzierja e ushqimit etj, qe kane bere zhurem konstante (ne vazhdueshmeri), ashtu qe bebit iu kan duk shume normale dhe eshte mesuar. Ju qe keni bebe qe nuk gjejne rehati, mundohuni qe ta provoni, besoj se do tkeni rezultat :D
Dje e kisha kete ne mendje qe ta shkruaj dhe ndaj me ju, ndersa sot sapo e permendi Kosovare 1, me ra nder mend.. :).. Kosovare 1, a ke nje pervoje te tille me femiun tend ti?
Fitesa * (11 vite më parë)
*anika* *2* (11 vite më parë)
Fitesa edhe un kom lexu per keto po nuk i kom perdor qiken tem e vetmja menyr me shti ne gjume eshte muzika e ka 1kong te preferuar \"little baby sleep\" ne youtube eshte shume melodi e mire edhe me kta gjithmon flen,e ne kohen e gerrqave vetem banjo e ka qetesu edhe i bojsha masazh me kremin mustela qetesohej dhe flente edhe mua me knaqte era pasterti haha
(11 vite më parë)
Fatbardha ajo eshte everete,sepse une gjat ter shtatzansi sime ekam ndegjuar ilahine adem ramadani kjo dynja sibora ne djelli edhe fljsha me ket ilahi.djali ime ende flen me at ilahij me duket ehte ber i nvarur nga ajo per gjum,po mundohetm tja largoj por ende spo mujjj.
Fatbardha Ademi (11 vite më parë)
fitesa All-llahu te shperbleft une nuk kom provu me zhurmat as qe kom dit per zhurmat perveq ni studimit amerikan qe e ju kan nbo disa grave shtatzana ,gjat gjith shtatzanis nga nji ore i kan mar disa gra e ju kan lshu muzika te ndryshme njikohsisht edhe pas lindjes kur ka qajt fmiju i kan lshu ato muzika secilen me radh deri sa fmiju u qetsu me at muziken qe e ka ndi gjat shtatzanis e djalit une ja lshoj radio pendimin kur po kan se uen nonstop kur jom ne shpi jom me at radio edhe po qetsohet elhamdulilah
(11 vite më parë)
Eh ma kujtve diten e dyte mbasi erdhe ne shtepi me djalin..djali ish i shtri dhe po thithte memen ishte zgjuar nuk bente ze...e thash qona te pastroj masi edhe djali po rrin mire.mora thithsen elektrike dhe endezaa aq shum epash ndryshim tek djali ime sa qe filloj te flejjj.o thashsamire po shpejt e zuri gjumi...taman e kam ndal djali vetum i ka happ syte dhe filloj me qajte..ehhhmm haha
Albulena Koshtova (11 vite më parë)
prej muajit te pare kam filluar te perdori zhurmen e thareses se flokve dhe te ju them te drejten me ka ndihmuar shume te qetesohet te flene ashtu nuk i ndegjon edhe zhurmat e tjera . nenat qe jan te interesuara e kane te gatshme ne youtube ta marrin kete zhurm ta kene ne telefon apo komp . une keshtu kam vepruar
(11 vite më parë)
Ket e thon edhe mejket. Ktu te pediatrin shum her e kam lexu se i kan keshillu nenat te veprojn kshtu me bebe... Djali tim nganjehere se qeteson asgje e nga njehere me bejn pun kto gjera haha
(11 vite më parë)
Vajza jeme qysh se ja ken e vogel e deri tani I ka frige fshesen me korent dhe tharesen e flokeve,, sa e ndezi tharesen kjo vec ja nis e qan
Kosovare 1 (11 vite më parë)
alketa,shtyp tek muri dhe e lexon postimin
(11 vite më parë)
Oooo Fitesa, as qe dua ta kujtoje ate kohe. shume ka vujt vajza ime nga shtrengimet. Edhe une kam lexu per kete gje, kur isha ne shtepi te burri, e kam shfrytezu stufen me rryme, fenin e flokeve. E tek mami im asporatorin per thitje te ajrit ne kuzhine. Edhe sot e asaj dite, femite e mi qetesohen tej mase dhe flen si qingja me zhurmat konstante, ende vazhdoje tash ne shpi me aspirator ose ose jane disa xnemje ti quja kshtu te vogla dhe si posion e kane edhe nje kanal qe vetem fryen as nuk nxen as kurgju, edhe ate nganjehere e leshoje. tjetra eshte kur e mbushja vasken e saj me uje te ngrohte, dhe e lija ne te permbys 20 minuta ne uje duke ja masazhu shpinen e barkun, eshte qetesu shume shume, pastaj vetem e mbeshtijja me peshqir dhe batanije se ishte dimer, dhe e vendosja ne shtrat. permbys ashtu une i jepsha gji dhe flinte.
(11 vite më parë)
shume interesant fitesa,nje informacion shume imire ee i dobishem,kto qe i pasket dit ju,mu as qe mkan shku ne mendje....
Ammy . (11 vite më parë)
Kjo esht e vertet goca ime vetem me zhurmen e tharses se flokeve , zhurmen e fsheses elektrike qetesohej ! Kenaqej kur i ndizja . Un banoj ne qender te qytetit ketu ku jam dhe gjith kohes kalojn ambulanca , policia dhe kesaj as qe i prishej gjumi fare . Ka qen mesuar te fler me zhurm. Dhe muziken gjithmon e ka dashur shum kenaqej .
(11 vite më parë)
Une kam provu me fenin e flokeve edhe ka pas sukses me vajzen,djali kur ka qene i vogel tek veshi ia bejsha shshshsh edhe u qetesojke
Fitesa * (11 vite më parë)
ksuh deshironi, vizitojeni kete link: http://www.troublesometots.com/why-babies-love-white-noise/ shiqoni grafikonin e zhurmave se ku renditet zhurma e brendshme ne miter, aty ku e degjon bebi :)
(11 vite më parë)
po patjeter se nuk di cte bej goca ime zjohet nga gjumi duke qar me te madhe dhe mezi qetesohet
Fitesa * (11 vite më parë)
Izaura, do ia provosh e pastaj na trego per rezultatin, ok?
Fitesa * (11 vite më parë)
:), Kosovare, m\'u nuk me ka ndodh rastsisht, e kam kerku arsyen e parahatise se saj kur gjeta keto.. pastaj per te mos e marre fshisen elektrike cdo kund me vete dhe per te mos kriju nxehtesi e kam perdor Mikserin per perzierje (per embelsira), pa ato dy luget :). Kur me ka pa mami .. :) me thoshte: aaaaa moj qike, qysh nuk i kemi dijte na kto (edhe pse ne 4 femijet kemi qene te urte, asnjehere gjumin nuk ia kemi prish prinderve).. i thashe: \"Eh po, pse sme lindshe mu te paren, por te treten :)\".. :), provojeni, apo cka do qe ju intereson, sa te mundemi do ju tregojme aq sa dijme
(11 vite më parë)
informacjon vertet i rendesishem falemindrit per ndimesen e madhe .sepse sdija ca te beja me gocen kur qante sdija si ta qetesoja flm shum
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Fitesa dhe gjith nenat e interesuara,vajza ime gjate kohes se gerqeve quditerisht eshte qetsuar me zhurma te cilen rastesisht e kemi pasur te dhezur,me kujtohet kur ndala fshisen elektrike ajo filloi te qaj ,kur e dheza prap ajo u qetsua,dhe me pas u informova se zhurmat e disa aparateve i kujtojne bebit kohen e qendrimit ne barke dhe ajo zhurme i qetson...provoni edhe ju ndoshta do te keni sukses...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?