Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per nenat qe jetojne ne perendim

Pershendetje nena, shpresoj te jeni mir , dhe bebushat ti keni mir. Urime muaji i ramazanit per te gjithe. Nena kam nje pytje per ju pasi eshte shtatzanija ime e pare dhe nuk jam mjaft e informuar. Desha te marr mendimin e juaj rreth anestezionit ose gjilperes qe e marrin ne shpine per mos ti ndi dhimbjet e lindjes. Kam ndegjuar qdo her pervoja te kqija dhe me pasoja, qka me kishit preferu ju a me marr apo jo. Nese dikush nga ju e ka marr ket gjilper ju lutem me sqaroni perparsit dhe dobesit e saj. Ju falenderoj per ndihmen qe na ofroni.

Sara Thaqi (11 vite më parë)
Sara Thaqi (11 vite më parë)
Ju falenderoj te gjithave per mendimin e juaj , edhe per keshillat e juaja. Gjitha te mirat per ju dhe familjet e juaja. Ju pershendes te gjithave.
Linda Al-su (11 vite më parë)
Sara un ne dy Lindjet e kom.marr Epidyralin kom pas fhimbje ne shpin deri ne tre.muj po tash mka kalu nuk kom dhimbke hiq ne lundjen e.par dhimbja mka kalu shum ma von po ksaj here shum shpejt po. nese e mban beben ne gji normal qe dhimbje ki ma shum per shkak te pozites un te kisha preferu me ble jastekun me i dhan gji ma leht kur te lindsh ne lypjav infermierev ta japin sa te nejsh e kur te vish nshpi eki Hazer Un tr kisha thon Konsultoju.me anestezistin edhe Gjinekologun tan sa her ti ndish dhimt masi ta marr ju treg.ata e rridin dozen mu.mka ndihmu kogja shum edhe pse ne Fund i kom lind vajzat me Operacion
(11 vite më parë)
Psh dashuria2013.05.23 te nejtin problem me shpine kom pas ni vit. Jom kon ne kontrolla e krejt mjeki me ka thon mundet met nejt dhimta nijav Öse deri ni vin une per veti qaq kom pas dhimt shpine sa. Shpesh jom ra ntepih se as krevet nuk u rahatojsha prej shpine kom pi do hapa voltaren. Valla. As qe me ndimojshin. Hmmmm shum e keqe qekjo gjilper
*nënë* "2013*2016" (11 vite më parë)
sara une kom nejt 5 ore ne sallen e lindjes, mirpo nuk kam pranuar ta marr ate ineksion, me kane thene disa here motrat e doktoresha kujdestare mirpo nuk pranova, me kane thene qe dhimbjet nuk ti ndal te vetmit qe ju sjell dobi ajo jane ata qe paguhen per te sepse jo pacienti askush nuk ka pas dobi prej saj, nje e aferme e imja e ka marr dhe thot se per cdo ndrrim kohe ajo ka dhimbje shpine ndersa dhimbjet e lindjes nuk i jane paku aspak... une tkisha than mos e merr se krejt dhimbjet e lindjes i harron kur ta ven bebin ne gjoks... krejt jane kaluese te uroj lindje te lehte e bebe te shendosh e te hajerit....
Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
un e kam marr por kam ni dhembje nuk ndalen dhembjet hiq edhe me pas dit se kisha marr kurr se marova prej shpine neser du me shku nkontroll se spo muj ma teper kam dhimt nuk te kisha than me marr se ma kurr skam me marr po lindja e par e skam dit edhe skam vet a ka pasoja a jo
beska (11 vite më parë)
Pershendetje sara..une ne lindjen e pare kam marr anestetion ne shpine. Dhembjet mi sollen me medikament, per shkak se bebi kishte pak uje..kam ndjer shum dhimbje rreth 5ore smund furoja me dhe me nfund pranova qe te marr kete anestezion. Por procesi i lindjes sadopak u ngadalsua.. por sndjeja dhimbje fare..jam ber pishman qe de kam narr me pare.. anestezionin e kam mar ne ora11 dhe kam lind me 1e30. U be 2vjet qe kam lind dhe deri tash skam pasur fare dhimbje shpine. Shpresoj te kem ndihmuar. Duhet te jesh e vendosur ne ate qe ben. Un deri ne lindje skisha informacione reth ketij anestezioni.. dhe kur vendosa ta marr duhej te mbushja nje far lloj testi qe kishte pyetjenpsiqike besom.. dh nenshkrim duhet te japesh. Bej si te jet me mire per ty.. gjith te mirat
(11 vite më parë)
Sara une ne lindjen e pare kam marr epidural,derisa e kam marr epiduralin nuk kam ndi dhimbje aspak por kur eshte deshte te shtyj te dal bebi skam mundur te shtyj se nuk ndieja dhimbje,mjeket ma ndalen epiduralin qe te ndjej dhimbje dhe pastaj kam lind.Ate dite qe kam lind kemben e majte e kam pas pak si te mpire por mundesha ngadal ta levizi.Nje muaj pas lindjes kur zgjohesha nga gjumi naten ta ushqej djalin me dhimbshin pak kembet kur i leshoja ne toke per disa sekonda.Tjeter efekt nuk kam pas,diten ecja pa asnje problem.Para nje jave kam pas lindjen e dyte dhe nuk kam marr epidural,kam lind per 20 minuta tentim shtyerje te bebit.Te uroj nje lindje sa me te lehte,per epiduralin ka shume mendime dhe pervoja por kjo nvaret edhe prej organizmit te femres,dikush i ndjen e dikush jo pasojat.
(11 vite më parë)
Mfal kom gabu ne shkrim. Kom dasht te them kur kanbo me nxjerr beben e kom ni krejt kom pas dhimt at here mkan pi per se dyti me opijum te plot
(11 vite më parë)
Sara flm shprejsoi te jesh mir edhe ti sa i perket gjilperes une. Kur e kom lind vajzen e kom marr jo me deshir por jom. E ngusht e me kan thon vete me operacion me lind athre kom vendos me gjilper ne shpin por une ne lindje kom ni d.Th.M kur kan bo me ma. Nxjerr beben athere. Ma kan jep njo tjeter mkan pi krejt se. Skom dit plus dy dit komen e majt se kom ni e per te dytin jom hi me opijum te plot se gjilpera sidomos dhimten e shpine ta len e te kisha kshillu. Nese. Mundesh me lind normal ma mir lindje normale se ajo gjilper echte shum e demshme nuk di. Ti ku jeton amo ktu ne austri masi te ni ne muajin e 9 e duhesh me shku per me u informu krejt rreth qasaji gjilperes te tregon ki gjasa me kalu mir a nese vetem pak leviz Öse diq nuk shkon si duhet. Ki probleme deri te ma e keqja ne met ne karroc une per veti pot tregoi drejt kur ma kan jep kom leviz pak amo ni vit kom pas dhimt shpine e e kshtu ma mir dhimt e. I dürfen tana harrohen se me pas probleme te uroji. Gjithqka te shkoi mas miri te psh
Ammy . (11 vite më parë)
Sinqerisht vlora fare skam ndjer lehtesim te dhimbjeve se kisha mar infeksjon . Pastaj me kan futur nje tub te holle poshte dhe ma kan nxjerr te gjith ujin jasht dhe ma dhan perseri injeksjonin por nuk beri efekt aspak .
Fitesa * (11 vite më parë)
uuups, tema paska qene per epidural.. :),, nejse..
Vlora . (11 vite më parë)
Amy edhe mua shum shum pak mi ka ndal dhimbjet ,por do gra qe lindeshin dhe thoshin e kemi marr ate ineksion thoshin qe shum pak kan ndi dhimbje se di te une ka ndiku shum shum pak ,edhe une kam vonu ne lindje shum
Ammy . (11 vite më parë)
2vjeqe e 3 muaj ka dashur te them
Fitesa * (11 vite më parë)
Sara, une per vete dy here e kam bo te njejten dhe ndihem shume mire.. vetem duhet te percillen sakte udhezimet e dr.(anesteziologut). Ne qofte se vendose kshtu ta kesh anestezionin, pra spinal - kurrizor, atehere duhet te pergaditesh psiqikisht dhe te mos kesh frige .. perparesite jane qe vazhdimisht je me vetedije dhe e ndin bebit kur e nxerrin nga barku, ta ofrojne me perqafe sapo del ne kete bote..procedura nuk ka nevoje te behet me nguti sic behet me anestezion te plote.. Efektet anesore jane me te pakta sesa nga anestezioni i plote. Para se te besh cfaredo anestezioni, te kisha preferu te bisedosh me dr qe do ta beje kete.. duhet te jesh e qete dhe te besosh se do te shkoje mire.
Ammy . (11 vite më parë)
Personalisht skam pas as edhe nje perparsi nga kjo gjilper , por deri tani as ndonje efekt ansor sme ka dhen kam vajzen 2 e 3 muaj . Mua nuk me ka ber efekt kur e kam mar , dhe arsyeja sipas mjeke ishte se kisha qendruar shum e hapur duke pritur lindjen. Dhe kisha mar infeksjon. Dhe e kam mar dy here . Por skam ndjer asnje mpirje asgje , dhembjet I kisha si perpara se ta merja
Vlora . (11 vite më parë)
Sara une e kam marr ate ineksion sepse kisha dhimbje te medha domethan te padurushme pak mi ka ndal dhimbjet mirpo jo krejt asnje efekt anesor se kam ndi perveq se shpina me ka dhimt shum nji jav menxi qe jam drejtu masandej qe 9 muaj kam lind ma kurr nuk kam pas asnje problem ,te deshiroj lindje te leht

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?