Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pije qe shkrin dhjamin ne bel??A po e provojmm???Hjade :d
Tetë gota ujë thuhet se janë bazë e secilës mënyrë të shëndetshme të të ushqyerit. Pa marrë parasysh se a dëshirojmë të humbim kilogramë apo ta mbajmë peshën ekzistuese, uji ndihmon që të gjitha funksionet trupore të punojnë pa vështirësi të mëdha.

Tretja e shëndetshme dhe mënjanimi i lëngjeve të mbledhura në organizëm janë përfitimet më të mira “ujore” për ata të cilët dëshirojnë të humbin peshë.

Duke u varur nga nevojat dhe aktivitetet graduale fizike, sasia e rekomanduar mund të ndryshojë, ndërsa pemët dhe perimet të cilat në vete përmbajnë përqindje të lartë të ujit, siç janë shalqiri dhe patatja, gjithashtu kontribuojnë në arritjen e sasisë.

Në mënyrë që kjo pije shumë e shëndetshme të bëhet edhe më e dobishme dhe më efektive me rastin e humbjes së peshës, ekspertja e dietave Sintia Sas e ka krijuar një pije të thjeshtë, e cila e redukton fryrjen dhe përmirëson tretjen.
“Uji Sas” nuk është një pije e pashijshme, të cilën duhet pirë me hundë të mbyllur.

Përveç faktit se do të ju kthjellë, ai do ta freskojë organizmin tuaj dhe do ta pastrojë atë nga brendia.
“Uji Sas”:
• 8 gota ujë
• 1 lugë të çajit me rrënjë të grimcuar të xhenxhefilit
• 1 trangull të freskët të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
• 12 gjethe të mentës

Përbërësit e përmendur i përzini me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme. Kjo pije nuk do të bëjë çudi, por me një mënyrë modeste të të ushqyerit të ndarë në pesë shujta të vogla, si dhe me aktivitet të rregullt sportiv, beli juaj do të bëhet më i hollë, ndërsa barku më i rrafshët, pa pasur nevojë që të ndieni uri./Lajm24.info/
(11 vite më parë)
(11 vite më parë)
dafina flm qe tregve..
Ogreni Omer (11 vite më parë)
Une e kam ba para 4 muaji menta ta ndal gjirin kush e ka bebim ngji edhe e kam nderpre
Alisa Bitri (11 vite më parë)
Uji Sas quhet komplet perzjerja,rrenjet e xhenxhefillit merr tek dyqanet qe shesin fruta te thata kurse menten tek bacja mund te pyesesh kush mund ta kete mbjelle se ka arome shume te mire
(11 vite më parë)
Oj nena por ku ta qej ket uji sas une spo dij qfar uji eshte ku muj me qet rrenjet e grimusar te xhenxhefilit edhe qethet e mentes ku mi qet se.
Alisa Bitri (11 vite më parë)
Lavdje kjo diete ka efekt une e kam provuar se e kam pas njohur me pare por pa shtuar trangull. Do ta provoj serisht por me trangull tani.Flm e dashur
Umm Ibrahim... Shenaji (11 vite më parë)
Allahu te shperbleft flm shumm duhet ta provoj pas lindjes kismet
Albulena 2013 (11 vite më parë)
oj lavidje pe provojm ishalla ka efekt nuk koka recet e rend flm shum e dashur

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?