Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mos lejoni burrat tju dhunojne fizikisht
Sot mora dhurate nje tufe me lule,
Nuk ishte ditelindja ime,
Dje ne mbremje ne beme fjale per here te pare,
Ai me fyeu keq me fjale qe me plagosen rende...
E di se i vjen keq...
Tha gjera qe nuk donte t\'i thoshte
Prandaj me dergoi lule sot... Per te me kerkuar falje...

Sot me dergoi perseri lule
Nuk kishim asgje te vecante per te festuar
Dje, naten vone me perplasi pas murit e me vuri duart ne fyt
Dukej si nje enderr e keqe, nuk mund ta besoja se ishte e vertete
U zgjova kete mengjes me trupin te nxire nga grushtat e tij...
E di se i vjen keq...
Prandaj me dergoi lule sot... Per te me kerkuar falje...

Mora lule sot!
Nuk ishte festa e gruas,
Mbreme ai me rrahu perseri
Ishte shume me keq se heret e tjera
Nese e braktis, ku te shkoj?
Si do te kujdesem per femijet e mi? Kush do te na ushqeje?
Kam kaq frike nga ai, por kam frike te iki
Por e di se i vjen keq...
Prandaj me dergoi keto lule sot... Per te me kerkuar falje...

Sot me mbuluan me lule!
Sot po, eshte nje dite vertete e vecante!
Eshte dita e varrimit tim!
Dje me ne fund me rrahu per vdekje!
Sikur te kisha gjetur guximin qe te ikja prej tij...
Nuk do te me kishin sjelle lule sot...
Kloa 1 (11 vite më parë)
Anisa R. (11 vite më parë)
Ne po jetojme ne nje periudhe tranzicioni dhe krize ekonomike.. Mentaliteti i vjeteruar nuk shkulet nga mendjet e prinderve tane qe per fat te keq vazhdojne tua edukojne brezave te rinj.. jane te pakta femrat qe kane krijuar pavaresi te pakten ekonomike, ku do te shkoje ajo nene me femije te vegjel pa te ardhura, pa banese nderkohe qe te shtepia e nenes jeton vllai me nuse me kalamaj???? Prandaj te shkretat gra ulin koken dhe durojne deri ne maksimum deri kur dhuna i mer edhe jeten, pamvaresisht se \"cfar eshte vdekja ne krahasim me vuajtjen e perditshme?!
Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
oj ela e fshijta se sme pelqej qa shkrujta se send tjeter
Kloa 1 (11 vite më parë)
Dhuna ndaj grave: Nje makth i pashprehur Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre. Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për disa gra. Në Shqipëri, një në tri gra është rrahur apo është nënshtruar formave të tjera të dhunës brenda familjes së saj. Edhe pse dhuna në familje në vendin tonë nuk është sekret, gratë nuk flasin hapur për këtë. Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre (pa përjashtuar dhunën nga baballarët e tyre, vëllezërit apo anëtarët tjerë meshkuj të familjes). Në shumicën e rasteve, viktimat janë penguar nga denoncimi i agresorit të tyre. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin është rritur ndjeshëm. Por ende, shkalla qëndron në përqindje relativisht të ulët. Justifikimi mitik “ai të do ndaj të rreh,” thjesht nuk ekziston. Sipas sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku me dhunuesin e tyre. Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe thashethemeve të fqinjëve. Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar. Mbajtja e gjërave për veti dhe hipokrizia e shoqërisë shqiptare i bën njerëzit që të brengosen më shumë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit e tjerë se të përballen me problemin e vërtetë. Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private. Megjithatë për Shqipërinë në veçanti, karakteri patriarkal i familjes shqiptare, izolimi nga pjesa tjetër e botës gjatë regjimit komunist dhe periudha e tranzicionit që vendi po e kalon aktualisht janë shenjat të cilat kanë përvetësuar këto praktika dhe mentalitete mesjetare. Në vitin 2006, Shqipëria ka miratuar ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.” Sipas këtij ligji, viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë masa të mbrojtjes dhe të kërkojnë nga ministritë përkatëse bashkëpunim në identifikimin dhe ndjekjen penale të dhunës në familje. Definitivisht, ligji i përmendur më lart ka nxitur besimi tek shumë gra që ato të denoncojnë dhunën në familje tek autoritetet. Megjithatë shumë punë mbetet për t\'u bërë. Pavarësisht nga miratimi i ligjit ose masat tjera ligjore, vrasjet e zymta rregullisht paraqiten në titujt kryesor. E fundit ishte vrasja e vajzës 18-vjeçare shtatzënë e cila u gjet e vdekur me kokë të prerë. Në këto raste, mediat trajtojnë gratë si objekt dhe në vend të përqëndrohen në arsyet themelore dhe mjedisin kulturor pse ndodhin incidente të ngjashme, ato janë vetëm përmbajtje të shkruara dhe detaje të përshtatshme. Sa më ndryshe kjo mund të ishte në qoftë se mediat, si fuqi e katërt, flasin dhe e edukojnë audiencën e tyre në lidhje me marrëdhëniet dhe respektin në mes gjinive. Pa dyshim, nuk është lehtë të qënit grua në Shqipëri. Në fakt, kurrë nuk ka qenë. Përveç mizorisë familjare, gratë shqiptare duhet të përballën me forma tjera të abuzimit. Këtë herë, jashtë shtëpive të tyre. Abuzimi verbal në rrugë ose prekjet ‘pa prapavi’ në autobus vëjnë gratë dhe vajzat në pozitë të vështirë. Përveç kësaj, ngacmimi seksual nga ana e punëdhënësit, kolegut apo klientit, profesorit perverz në shkollë ose në universitet është gjithashtu torturuese. Këto sjellje të turpshme nuk mund të krijojnë mavijosje ose të shkaktojnë vdekje, por shkelin personalitetin e gruas dhe integritetin e saj psikologjik. Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënat, motrat, bijat apo shoqet e tyre.
(11 vite më parë)
Si pasoj e dhunes vjen nga shum faktor te ndryshem s.P.Sh kriza ekonomike,pastaj ata te pasurit me firma qe kan edhe dashnore jashte shtepis vin kto pasoja. Nje femens i nevoitet nje dorr e fort ta mbroj e jo ta lendoj. Mendimi im echte qe pasojat vin ne rraste te shumta edhe nga mosdijenija e nje femre sepse shum meshkuj jan po aq idiot ju jap gishtin ta marrin dorren. Nie femer duhet ti tregoj familjes saj nese ka probleme sepse gjdo problem ka zgjidhje mirpo shum femna rrin ne dhun dhe nuk ju tregojn familjes per probleme qe kan. Ky o mendim im ndoshta kam gab im ate qka mendoj por kto gjera ndodhin. Ju pershendes se tani ika ne pune
Besiana Kosumi (11 vite më parë)
hmm harrova te cek se burrat grat e tyre i kan amanet edhe do japin llogari para Allahut per aamanetin qe e kan marr sepse amanetin qe e ka dhan Allahu e ka dhan me kushte qe te sillet mir me gruan te jete i but te ofroj veshmbathje e gjitha gjerat qe asaj i nevoiten.Mashkulli qdo here duhet te jete ne sherbim te saj.
Besiana Kosumi (11 vite më parë)
Ska dyshuim se familja eshte qeliya kryesore qe e perben shoqerin njerezore,per individin paraqet vendin me te ngrohet me intim per te.Andaj dhe eshte nje thirrje hyjnore ku thot o ju qe keni besuar ruajeni veten tuaj dhe familjet tuaja nga zjarri mendoj qe eshte deshmia me e mir ku tregon qfar rendesie ka familja dhe se qfar duhet te bej qe ai ta ruaj ate. Jo vetem ne familje por qdo ku ku njerrezit bashkjetojn do te kete konflikte por ne asnje menyr nuk e arsyeton ku ne disa familje ka dhun familjare ku ne fillim fillojn pa ndonje arsye.Njerezit harrojn qe njerezit me te cilet jetojne ata kan obligime ,menyra e komunikimit eshte jo e duhur ,nuk durojn asnjeri tjetrin,mund te themi se nese nje njeri kerkon nje shok te perkryrer ateher ai do mbetet pa shok nese kerkon nje grua te perkyer ai do te mbetet pa grua.Krahas nje oqeani te tmirave ne nje pik gabimi duhet bere durim. Kryefamiljari duhet te luaj rolin e ombrelles nen te cilen mbeshteten te gjith per te arrit kete autoritet ai duhet te jet shembull ne familjen e vet, te jete i drejte ndaj familjareve,te jete i barabarte ndaj tyre.Pra te kete autoritet me vlera e jo me dhune.
Desa Desa (11 vite më parë)
bashkohem totalishte me mendimin e fiteses. nena , nga vet natyra e saj , shpesh here e mendon me te hajrit te sakrifikoje pak nga vetvetja , e ta shoh femijen e saj me 2 prinder, e duke shpresuar se burri i saj do ndryshoje, sesa te marr vendimin \' e lehte\' te te larguarit nga burri i saj. eshte nje vendim tejet i veshtire. ALlahu mos na sprovofte me te e i rritte femijet tane te shendetshem fizikishte e menderishte.
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Shpresoj tju kem dhene ndonje informacion që se keni ditur sepse \" dhuna ne familje\" ka qene dhe tema ime e diplomës ne master. Flm
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Nga studime te shumta thuhet se femijet meshkuj që kanë pare ne fëmijëri te maltratohet nëna e tyre kan shanse per tu bere dhunues po aq sa dhe nje femije i rritur ne nje familje normale dhe anasjelltas..... Sepse femija që ka pare nënën te dhunohet ne me shume se 50% te rasteve do te behet nje mbrojtës i këtyre grave ne nevojë.... Ndersa ne familjet kur \" kujdesi\" prindëror i theksuar( moslejimi i tepruar i disa situatave mese normale ne jete) sidomos nga nëna con ne nje \" urrejtje\" te grumbulluar ndaj femrës dhe gati 30% e këtyre meshkujve kanë premisa që ti maltratojne gratë e tyre. Pra si shprehja e njohur popullore..... Nga ferra lind trëndafili dhe nga trëndafili lind ferra. Por kur dhuna është persistente( e vazhdueshme) arsyen e gjejmë tek degjenerimi i ndonje gjeni. Njerezit e dhene pas shthurjeve te tepruara si alkoli e droga jané me te predispozuarit per te kryer krim. Prandaj dhe ne si nëna ne shtatzani dhe foshnjëri duhet te bëjmë kujdes me ambjentet që frekuentojme dhe ato që konsumojme( drogat, duhani, alkooli) sepse vertet mund te themi \'ja s \'ndodhi gje, linda nje bebe te shëndoshë\" - Jo seshte e vertete..... Aty zhvillohen gjene me strukture fraxhile, dje ne nje moment te vështirë te jetes, nën presionin e stresit ato agravohen ne nje moment..., derisa behen frekuente.
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Doja ti thoja hafijes se muajin e fundit ne shqipri kanë vdekur mbi 5-6 gra si pasojë e dhunës nga burrat ose ish burrat e tyre,,,, keshtu që dhe me prag te 2014 keto gjera ekzistojnë, e mos te them që jané shtuar si pasojë edhe e kesaj krize te madhe që na ka zënë.... Mund te themi se ka lloje te ndryshme krimesh që nga ato pasionant, nga xhelozia e deri tek krimi nga marrazi i mossigurimit te nevojave me minimale per familjen. Por a ka arsye per te justifikuar cfaredolloj krimi aq me tepër ndaj femrës kesaj qenieje te bute?! Jooooo asnje dhe askush nuk ka te drejtë te ta marre jeten që ta ka fal zoti, vetem ai pra zoti lart e ka kete te drejtë si babai i njerëzimit që është.
Fitesa * (11 vite më parë)
Shume e trishtume, shume e tmerrshme kur vie puna deri ketu. Kur vie puna qe ng avarri te perkujton gruaja se paska qene mjaft atehere kur eshet dashur te jete. Shume e dhimbshme. Ka, akoma ka gra qe jetojne ne kete tmerr dhe pavaresisht mundesive qe ka te dali jashte kesaj lidhje, ajo ende nuk e ka kurajon, ende nuk ka guximin te ballafaqohet qofte me rrethin, qofte me vetveten, ende nuk mund te besoj se dashuria e saj qenka rrahja, ende nuk mund t\'a pranoj se femiu i saj do te rritet me prinder te ndare. Shume gra ka qe jane bere viktime vetem e vetem te mos le femijet apo te mos iu jap atyre femije te prinderve te ndare. Por a ia vlene? sa ia vlene? sa eshte cmimi? A me mire dhe me qete do ta kene femijet ne jete ndaras apo ashtu se bashku dhe ne lufte prinderish (ku shume here implikohet edhe femiu)? Po pastaj? a gjendet ashtu qetesia? A ehste ajo jete per femiun nje jave te njeri nje jave te tjetri, duke mos llogaritur cila me te vertete eshte shtepija e vertete? Shume e dhimbshme, shumeeee. Nuk mund ta imagjinoj. Kam shoqe te cilat kan perjetuar ndarjen, dhe femijet tani kan orare per vizita prinderve. Me dhemb zemra kur i shoh, kur iu shikoj syte atyre femijeve me cka ballafaqohen. eshte gjendje qe smund ta pershkruaj asnjehere. A ndrrojne dhe sa ndrrojne ata lloj burrash qe burrnine e tregojne me dhune ndaj gruas? Po gruaja? Ne qofte se fizikisht nuk mund ta grushtoj burrin, po psiqikisht, moralisht? sa rende e godet burrin? Jane dy palet qe kontribuojne ne shume raste. A eshte kjo pasoje e martesave qe behen ne shpejtesi? Por kjo ndodh edhe te martesat kur cifti njihet me vite te tera.. Cka luan rol kryesor ketu, ne keto raste? Gjenet e dhunshme qe trashegohen? Jeta e burrit ne femijeri?
(11 vite më parë)
Oj Nana te dashura kjo poezi pershkruan sigurisht ndonje ndodhi te ndonje femre apo familjeje,por un si po e logjikoj kete kjo mund te kete ndodhur para 5 maximum 10 vitesh pasiqe atehere nenat tona kan qen nder kamt e burit dhe ka pase shume ralle ndarje edhe pse jane malltretuar shume,tash ne KTO vitet e fundit sbesoj se ka rahje apo dhuna ndaj femrave apo familjes shume shume te ralla mund te jene,pasi qe femrat e sodit Per ni fjale goje po i lane burat spo cajne shume kryte me tá,gati e cdo 3 grua ne rethin ku jetojme eshte e ndare nga buri edhe Per keto arsye.I lutem Zotit qe askush mos kete dhune ne familje ishalla e cojme cdo here me te mire
(11 vite më parë)
Pajtona me ty linna.une neseje do te jetoja e vetmja ne shkretir kur dhunen se kisha duru jo per tjer por veq mos me ja rrit mendejn edhe me pa vete se sa i dobet eshte ai burr qe rrah gruan evete
Linna T.j (11 vite më parë)
Lina lina valla bash le ai me ja rre po me ja bo me u pshurr nder vete se ka disa njerz se nuk e kuptoj pa ju ra mini neper musteqe qe thon,po qysh munet me i ra ni femre mashkullu veq ai mashkull qe i ban k.... Per se rani e bon ktahen se ai mashkull qe e ndin veten mashkull nuk bon ksi senev.Per fat te mir qe nuk kem te bajm me kai njerzsh se une per vete sdo e kisha duru as nje sekond,edhe nsese mu kish dasht me shtri doren ne rrug me lyp.
Kloa 1 (11 vite më parë)
o Zot sa gjynah per ata femije qe rriten duke pare babain qe ja dhunon nenen dhe ata ndjehen fajtore se nuk ja te zote ta ndihmojne nenen e tyre, sa fatkeq do jene ne jete ata femije.. pjesa me e madhe e atyre femijeve behen agresive,kriminela sepse kane pesuar trauma qe femije
(11 vite më parë)
Mua me vjen qudi per nje burr qe eshte keshtu qysh mundet ai burr me rrah gruan e vet qysh ka zemer qysh ka shprit e tani nerser me fjet me ta e mi than fjal te embla..Jo sepse nese burri ime me bon mua ashtu ateher tek une ska me pas kurr dashurin sepse hupe ajo me nuk egziston edhe un nuk u pajtova me dashurine sepse asnjher bur nuk ja flen me prek nje grua me rreh ndesht emertioj ndesht es emeritoj,per ashtu edhe ne po dashka mu qu me i rreh burrat tan se edhe ata po lypin kanjher......:S//..gjithmon ne jemi njerz e kuptojm me fjale...e kafsha skupton me fjal por me stups...
(11 vite më parë)
Ela un sjom dakort qysh rrehet gruja Moore Zot a o normal ajo qka ka shkrujt kshtu... o besoj qe duhesh shumm i poshter me Kon po a din qka lyp qaj qe e rreh ni denen me ja..... nonen e me shku meja rre me none me motra me krejt me pa aj qka o dhuna me ja bo per spital
Besarta Besarta (11 vite më parë)
Pamarr parasysh dhuna Ase me kafesh nuk perdoret e leje ma me nje femen.allahu mos na sprovoft ishalla se une kurr ma me ate njeri skisha mujt me jetu.ka asi lloj tipash boll per fat te keq qe me me tjeter ken fryhet e nuk ka qka i bon,e shfryhet ne gru qe nuk ika asgje faj.
Kloa 1 (11 vite më parë)
Eh moj lina kushedi sa e sa here eshte dhunuar ajo grua.. kur edhe ne sy te njerezve ndodh, po kur jane vetem ata te dy.. tmerr
(11 vite më parë)
Une qat koment e shkruva jo me ju kundervy kerkujna. po deshta me tregu qe nuk pajtohem me Dashurien. Po gjithkush i ka mentalitetin e vet. Dikush mendon qe burri duhet 7 gra mi mar edhe femna mos me fol e me rreh e krejt per dikond dikond ne rregull osht.
Kloa 1 (11 vite më parë)
Dashuria pak me pare shkroi qe: burri nuk e rreh kot gruan ! Kush nga ju e mendon keshtu? Une mendoj qe ai qe rreh gruan nuk eshte as burre dhe as qenie njerezore
Desa Desa (11 vite më parë)
ela shume prekese..inshallah asnje femer sperfundon kaq keq
(11 vite më parë)
Na shiptaret e kem zakon me duru sende qe nuk durohen. Mu pom vjen shume shume keq qe ka shume ksi raste. Por tek e fundit kur jeton ne Kosove ski ka me shku. Gruaja edhe foli edhe sfoli mashkullli kurrfar drejte nuk ka me i mshu as shuplake e le mo ma shume. Si i doket atij me ja rreh nonen ose motren. Edhe ajo gru qe ka dhune osht nona dikuj. Edhe ata femi kane mu rrit me dhune ne kry edhe kane mi rreh grate neser mbasneser. Spo di cka me thone ma shume vec vertet eshte per me te ardh keq
(11 vite më parë)
SpÖ di a oshte veq poezi veq ka rraste te shumta qe ndollin kso gjerash o lulet per fryre ja kisha jep po ku guzon me marr ate dreht me ja mshu shuplak e me ofendj weq nie i poshter i ben kto gjera. Let dalin let rrehen me burra e jo me gru qe o e pafuqishme. Une skisha mujt me pa mo qat person e le me flejt mo me to kurrrrrr qat dir kish vdek per mu. Femna o krijesa ma e pafajshme ma e buta ne bote si mündet nie pis,qen me qu dörr ne gru te vet ne none te fmis vet. Zot mdihmoju gjithave qe man kso problemesn
(11 vite më parë)
Ela me pelqe shume,nuk durohet dhuna fizike jo per tjer por si burri ashtu edhe gruaj jan nje...Nese burri vettit ja man kryelart ai nuk esht eburr.Burrnia nuk shtitet para nje gruaje por para trimave..As uin skam pas kur ne jet dhun fiizike por kur sdo e lejoja ket kush eshte ai qe me trajton mua si kafsh ene fund me thot tjra qera por jo se tani tek une nuk zen vend me...
Kloa 1 (11 vite më parë)
Dashurie pse e fshive komentin tend,apo nuk te pelqeu ajo qe shkrove vete pak me pare?
Kloa 1 (11 vite më parë)
Me behet qejfi dashurie qe ju te dy keni nje mardhenie te perkryer ne cift. Kurre nuk jam me ate mendim qe burri nuk e rreh kot gruan sepse ka nga ato burra qe vetem te rrahin grate e tyre dine. Shyqyr zotit qe mua nuk me ka rene per rrisk nje burre i tille qe te vere dore mbi mua,dhe uroj me gjithe zemer qe asnje femer te mos dhunohet
*shtrengata* * (11 vite më parë)
ELA me te vertet prekse e sidomos pas gjithe \" atyre vrasjeve te grave që ndodhen ne shqipëri gjate kohëve te fundit. Nje lutje per ato që sja dolën...... Por nje lutje akoma me te madhe per gratë e tjera që dhunohen,që te kene forcë e te denoncojmë pa kthyer me kokën tek keta qenër,

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?