Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nena me ndihmoni rreth pervojes tuaj!

Nena kam vajzen 10 diteshe por ajo PIN gjirin e flen gjume per mashalla nga 4-5ore,por qepar debatova me vjerren se me theshte zgjoje qe ti japesh per te pire me ka acaruar shume mua me vjen keq asaj kur i pihet fillon e qan sedi si me ja bo,si keni vepruar ju me bebushat me thoni nena....se edhe vet jam ne merak apo bej mire apo Jo qe Po e lej me fjet"""""

Alessia Alessia (11 vite më parë)
Alessia Alessia (11 vite më parë)
Flm fitesa shume per pergjigjen ashtu po e bej spÖ e lej shume me fjet te pershendesim
Fitesa * (11 vite më parë)
Alessia, i lexova te gjitha komentet dhe te gjitha kane dmth e vet, me se miri e di instinkti i nenes, veje ate ne pikepyetje dhe do gjesh pergigjen. Mua me pat then pediatrja qe mos te kaloj maximum 4 ore ne gjume/pa ngrene se do i bie sheqeri.. prandaj une edhe kur ishin fjetur ashtu ne gjume e ushqeja.. Te dy femijet edhe me sy mbyllur kane pire dhe djali akoma vazhdon ashtu edhe pse tash ka 1 vit. Pra, ti vepro ashtu si ta merr mendja, mirepo per ta pas qarkullimin e qumeshtit sa me te mire, do kishte qene mire qe te pakten cdo 3 ore ta ushqesh bebin apo ta zbrazesh gjirin dhe ta ruash qumeshtin. Ndersa ketu nuk lexova gje qe ke cekur verdhezen :S. Kur eshte e zgjuar, lere pak ne rrezet e diellit qe te mos atakohet nga verdheza. :), Gjithsesi edhe vjehra ka te drejte, sepse po ta lesh shume ne gjume mund te kesh problem me furnizimin :), megjithate ske nevoje ta zgjosh bebin, por ti afroju dhe ushqeje fjetur :). Mire me vjerren, mire me bebin ;)
Njomza Njomza (11 vite më parë)
Nese e vren qe beba po pin mire po e shpraz gjinin mir nuk ki nevoj me zgju.. e sa per verdhes ne kete kohe hiq sosht problem se ke djell sa te duash e len ne dhom ku ke reze djelli edhe e kapercen nuk e veren.. mirepo mos e bo gabimin si une me zgju femin se edhe do dite e zgjohet sa te duash.. ke beba qe jane vet me gjumash me rendesi eshte me pi e me i lag pelenat mire..
Ina Ani (11 vite më parë)
Dhe mua me pati thene mjeku qe ta zgjoj per te pire ne ditet e para te jetes. Diten e zgjoja cdo 2 or e gjysm dhe naten cdo tre ore. Nese nuk zgjohet per te pire eshte rrezik se mund te zverdhet dhe mund te kete nevoj per rreze. Veje diten ne gjum diku ku ke shum drite.
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Alessia ka eksperienca te ndryshme. Kete problem e pata dhe une ne fillim me vajzen me mire me thene me veten, se nuk dija si te veproja. Pyeta disa dhe secila te jepte mendimin e vet, ndryshe-ndrsyhe dhe ne fund vendosa te bej sic ma merr mendja mua dhe si ka deshire femija. Gjumin nuk ja kam prishur kurre sepse ajo ngrihej e nervozuar dhe nuk e merrte (me duhej te perdorja maje plastike dhe me zor i merrte kur ishte zgjuar dhe jo me pergjumesh) Edhe naten nuk e kam ushqyer deri sa zgjohej vete nga ora 4 e mengjesit. MEgjithese diten s\'ka qene gjumashe e madhe ndersa per naten me ka sherbyer shume sepse u mesua te flinte si qengj gjithe naten dhe ka qene fat per te e me shume per mua qe gjumin e kemi bere krejt te qete. Dhe ashtu do veproj dhe me te dyten kismet kur te me lindi. TI bej sic ta merr mendja vete per vajzen e veten tende se askush me mire se ti qe je nena nuk di ta rrise femijen tend.
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Une e kam zgju per me i jap, pa keshille te vjehrres, me keshille te mjekut, cdo tre ore, keshtu mundet me te hup edhe qumeshti....po une edhe me pas dasht mos me degju mjekun, skisha pas shans me lane 5 orese kam pas shume qumesht
Alba Al (11 vite më parë)
Pershendetje alesia! Femija zgjihet dhe qan sa here qe ka uri dhe prandaj nuk eshte e nevojshme ta zgjosh nga gjumi, vjerrat tona kane mendesi te vjeter e te thone te besh ashtu sic mendojne ata se eshte me mire, per ti mbyllur gojen vjerres mos debato por thuaji qe keshtu te ka thene mjeku(qe nuk eshte e nevojshme me e zgjuar femijen) uroj qe ta zgjidhesh kete problem same shpejt! Gjithe te mirat!
Suela Tirana (11 vite më parë)
Ti moj moter nuk paske problem me femijen por me vjerren, une te rekomandoj te mos e zgjosh femijen, ashtu sic e rrit qumeshti ashtu e rrit edhe gjumi, pasi te beje femija 2 javeshe beji nje peshe per merak... Une kurre nuk i kam zgjuar femijet e mi, orarin e reefullojne vete femijet, nuk jemi ne ushtri ketu tia japim qumeshtin me orar, femija do pije atehere kur ti pihet...
Dina Lk (11 vite më parë)
Nuk di cfare te te them e dashur, une per vete javet e para i kam dhene te pije edhe pse ishte ne gjume ( kur kishte orarin per te pire). E kam femijen e pare dhe mbase nenat e tjera te ndihmojne me mire, por une do te sugjeroja qe ne fillim mos te kalojne 3 ore pa pire ( me t\'u rritur pak nuk ka problem), mos e zgjo mor merre lehtesisht, vendose ne krevatin tend, ulu prane saj e ofroji gjirin. Nese eshte e uritur me te degjuar aromen tende do e kerkoje gjirin dhe do e thithi. Per moshen qe ka eshte normale qe te kete edhe verdhezen dhe doktoresha me ka thene se verdheza u jep edhe gjume bebeve, prandaj me keshilloje t\'i jepja per te pire shpesh (edhe pse djali ishte ne gjume( sepse kishte pak verdhez)). Se di a te ndihmova, por prit edhe mendimet e nenave te tjera. klm

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?