Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shume e lumtur dhe e merzitur
Pershendetje nànà.
Te henen fillon viti i ri shkollore dhe une do ta filloj punen si arsimtare, per mua nje enderr e moqme tash po behet realitet. Por po merzitem sepse vajza sot i bon 7 jave. Kurse une te henen me duhet ta le ne shtepi me gjysherit. Do ti mungoj cdo dite nga 4 ore. Loqkes tem!
Drita * Jara* (11 vite më parë)
Drita * Jara* (11 vite më parë)
Ne rogane, kamenice. I kam klaset e 6 dhe nje klase te 7
Tina Tina (11 vite më parë)
Drita ne cilin vend do te fillosh te punosh
Drita * Jara* (11 vite më parë)
Lea, eshte viti i pare qe jam pranu ne pune, dhe nuk kam tregu qe kam fmij hic. Nuk e di a me takon pushimi i lehones.
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Drita pa merak rri, kjo e vogel, gati gjate gjithe asaj kohe flene, e pak kenaqet me gjysherit, edhe mandej i vjen mami :) e kur rritet kenaqet duke shetite
Dina Lk (11 vite më parë)
Drita, une e kam lene djalin 5 javesh dhe kam shkuar nga 3 here ne jave ( 3 ore mesim, jam edhe une mesuese). Nese je e qete se gjyshja ia ben sherbimin nuk ke pse merakosesh e dashur. Nuk eshte e lehte por ia dilet...Une kur vija e kaloja gjithe kohen me te dhe pasi flinte ne darke vone beja ditaret...madje kisha nje periudhe qe me rrinte gjithe naten zgjuar ( deri nga ora 5-6 e mengjesit), flija dy ore gjume ( mesimin e kisha nga ora 11) dhe shkoja ne pune...Kete vit do jem me kohe te plote dhe do e le vetem per gjashte ore...( akoma si ka bere 6 muaj), por me pak durim, vullnet dhe qetesi ia dilet...klm e dashur!
Alea Morina (11 vite më parë)
une punoj pune private dhe nuk eshte keq, por per nje nene grua te punosh ne arsim eshte gjeja me e mire, urime per punen shpresojte shof dhe veten ne arsim duke punuar, dhe endrra ime eshte te kem femij ne te ardhmen dhe shpresoj vajza te rritet me prind dhe te kete jete te gjate mos u merzit angazhohu ne max. ne pune qe te plotesosh deshirat vajzes tende ne te ardhmen.
Lea Ida (11 vite më parë)
Drita nuk po te takon pushimi i lindjes a, pse 7 jveshe me lon vajzen vet, ku jeton ti ?
(11 vite më parë)
Drita me vjen keq per vajzen kaq te vogel ta lesh ne shtepi por edhe me vjen mire qe ke gjete nje vend pune.Vajza do jete rehat me gjysherit e ti mund te kenaqesh me vajzen pasi te kthehesh nga puna dhe kur te fleje ne gjumin e mbremjes mundesh te pergatitesh per oret e mesimit te neserm.Suksese ne pune dhe shendet per vajzen.
Fitesa * (11 vite më parë)
Jo Drita, mos ki dert,, eshte i rendesishem perkushtimi yt.. me pune do t\'ia arrish te besh te dy punet shume mire, ne fakt edhe plot pune te tjera ne bejme pervec punes profesionale ne te njejten kohe.. ;), mos ki dert, e ke ngushellim se mund ta takosh ne pushim te gjate.. :)
Drita * Jara* (11 vite më parë)
Fitesa, shkollen e kam andej rruges, vetem kjo po me ngushellon. Mund ta shfrytezoj pushimin e gjate per ti dhene vajzes gji. Por dihet angazhimi ne shkolle do te me lodh shume, plus pergatitjet per neser, po kam frike qe do te kem shume pak kohe per te.
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Po me vika pak keq se eshte e vogel. Por mendo pozitivisht, do e lesh me gjysherit e saj qe do kujdesen per te me shume se ti, se jane njerezit qe e duan me se shumti pas teje dhe burrit tend. pastaj 4 ore jane ato, tak fak sa hap e mbyll syte jane dhe ti do jesh prane saj pjesen me te madhe te dites. Uroj ti ece mire shendeti vajze dhe ti te kesh suksese ne punen e re! Mos u merzit e dashur, do e shikosh qe cdo gje do ece ashtu sic ti ke deshire!
Fitesa * (11 vite më parë)
Aww Drita, me vjen shume keq dhe njeherit gezohem shume per ty. Shpresoj se edhe bebi edhe ti do te adaptoheni dhe ti ta japesh maksimumin si nene dhe arsimtare. Sigurisht edhe shkollen ku fillon punen nuk e ke shume larg, ashtu qe brenda 4 ore e gjysem do te jesh pran vajzushes.. :). Me t\'mira

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?