Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Kush ka bere lindjen e pare me operacion dhe te dyten normal
Pershendetje nena! Une lindjen e pare shkova per lindje normale dhe perfundova ne operacion pasi bebi ishte me kordon ne fyt +4.100kg dhe lindjen e kam si nje eksperience traumatike pasi i provova te dyja dhimjet te paralindjes dhe pasoperacionit, a ka ndonje nga ju qe pas lindjes me operacion kane bere lindje normale? Dhe si e keni perjetuar?
Alba Al (11 vite më parë)
Alba Al (11 vite më parë)
Ida une kam degjuar qe ne itali keshtu veprojne,por kur fola me nje gjinekologe ketu mike familije, me tha qe perpara e kemi bere prova por ama rrezikon ehe pacienti edhe vete mjeket, vete mitra eshte e qepur nuk eshte nje miter normale keshtuqe rrezikon, prandaj une kam shume frike se nuk e perballoj dot mendoj gjithmone qe mund te me perseritet eksperienca e pare keshtu qe them te pakten kaloj vetem operacinin
Ida Ida (11 vite më parë)
Tani te gjithe mjeket I keshillojne nenat te lindin me operacion se ashtu ju leverdis tyre. Po te jap shembullin e mamase time ne 1977 ja lindur tim vella vete me lindje natyrale, ne 1981 ka lindur me operacion nje vajze qe I vdiq se kishte probleme dhe ne 1984 me ka lindur mua me lindje natyrale. Ndersa sot keta mjeket e afte e quajne te pamundur qe nje nene te lindi vet pas nje lindje me operacion se kane me pak perfitime ne xhepat e tyre. Uroj te te shkoje cdo gje mbare
Alba Al (11 vite më parë)
Ne cilin spital ke lindur ? Se une tek koco glozheni ne 2006 e kam ber me epidurale me doktor skender kosturin
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Flasim privat Une ne shtet linda dhe ma bënë me anestezi totale kesaj radhe.... Dhe shtrydhja e barkut ishte tmerr me vete... Ndaj te them beje me lokale
Alba Al (11 vite më parë)
Por tani jam ne dileme se ku te shkoj ke mjek te zgjedh ke spital? Nese mundesh me fol per eksperiencen tende. Gjithe te mirat!
Alba Al (11 vite më parë)
Magi pershendetje! Me ke doktor u lidhe per lindjen ne privat apo shtet? Une edhe lindjen e pare me mpirje lokale e kam bere por tani
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Une tek vajza kam kaluar njesoj si ty te dyja dhimbjet... Ndersa tani tek djali kisha dëshirë ta lindja vete... Pas 4- vitesh, por asnje doktor se merrte përsipër rrezikun si tek amerikani si ne shtet. Mundësitë per komplikime jamë me te mëdha.., prandaj flije mendjen per operacion e mos u streso...15 min janë ate.... Dhe do te kisha këshilluar me mpirje lokale.
Medina O (11 vite më parë)
Alba une kam lind vajzen me operacion sepae ka qen me koke poshte ndersa djalin me lindje normale. Kom pas dhimbje mjaft 24 ore po per at moment qe kom hy ne salle hiq nuk kam heke teper mir kom kalu, teper lete kam linde as qe e kom vrejt qe jane shku ni ore e me shume. Zemer mos u frigo largoj mendimet negative nga koka mendo veq momenti. Qe do kesh pran bebin qe e ke prit sa e sa kohe. Eshte notmale qe ncilin menyr lindim kemi dhimbje po harrohen gjith ato vetem mbeshtetu ne zote dhe largo stresin. Lindje te lehte
Alba Al (11 vite më parë)
Aferdita te uroj nje lindje te mbare dhe te kollajte dhe po me vjen shume keq per kete qe te paska ndodhur, une kam shume frike dhe as nuk e mendoj ta bej lindjen natyrale. Shume shume..... Frike ! Vetem ta mendoj behem keq nuk mendoj se mund ta perballoj.
Aferdita Berisha Korca (11 vite më parë)
Pershendetje Alba po un e kam pas lindjen e par me operacon dhe problemin e njejt . Pastaj lindjen e dyt insistova shum qe te lindi normal, un lindjen e kalova mir por fatkeqsisht beba me vdiq vdiq pas 4 ditesh sepse kishte pas anomali munges te murit ne bark kjo me ka ndodh ne 26 prill 2012 , tash jam perseri shtatzan ne janen e 39 dhe po priti me lind mormal , ishalla do zoti edhe ti me lind normal e nje bebush te shendosh te deshiroj qdo te mir ne jet.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?