Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjidhenja-majat e gjinjeve te kthyera mbrapsht-te permbysura
Mike te dashura,

Sigurisht disa nga ju keni pas pervojen e majave te gjinjeve te kthyer mbrapsht - te permbysur. Pra, jo te dalura jashte, por te futura brenda. Dhe kjo ju ka shkaktuar gjidhenje te bezdisshme apo te pasuksesshme.

Per rregullimin e majave te kthyera mbrapsht (Inverted Nipples) jane disa teknika te cilat i preferojne kshilltaret profesional te gjidhenjes, te cilat mund ti beni edhe ju vet ne shtepi me ndihmen e masazhave dhe majave nga silikoni.

Majat e kthyera mbrapsht, nuk nenkuptojne qe nuk do te mund ta ushqesh bebin tend me qumesht gjiri. Kjo nuk duhet te ju inkurajoj assesi.

Duhet pas parasysh qe nuk themi: majadhenja, por gjidhenja.. pra femiu nuk duhet ta thithe vetem majen por gjirin. Pervec majes eshte edhe pjesa rrethore qe duhet doemos to futet ne goje te bebit per te arritur puqitje te mire kur te ushqehet femiu me gji.

Si ti trajtoni majat e gjinjeve qe jane te kthyera mbrapsht?

Majat e kthyera ne te kundert, eshte nje gjendje mjaft e zakonshme tek femrat dhe nuk ka asnje nevoje te ndiheni te turperuar per kete gje. Duhet pas parasysh qe edhe nga kjo gjendje ekzistojne disa shkalle, nga 1-3.

majat nga silikoni, qe duken keshtu: http://supplecups.com/index.html ndihmojne shume pe ti terhequr majat edhe para se te lindni, dtth kur akoma jeni shtatzene.

pas lindjes, ekzistojne pompa manuale te cilat ju ndihmojne te beni terheqjen e majave qe duken keshtu: http://image.dhgate.com/albu_331294041_00/1.0x0.jpg


apo edhe keshtu:
http://www.babybuzzle.com/nuk-soft-easy-manual-breast-pump.html

dhe ne fund dua te shtoj qe:

Cdo mund i juaj, qofte i lehte apo i veshtire ia vlene qe te arrini te luftoni per ta ushqyer femiun tuaj me qumesht gjiri.
Duke pas parasysh kohen ku po jetojme, ambientin ne te cilin do te rriten femijet tone, ushqimet plot hormone dhe kemikale, ne patjeter duhet te bejme cmos qe te pakten ate qe mund t\'iu japim eshte baza e forte permes qumeshtit te gjirit.

Mund te mos jete e lehte qe te arrihet me sukses gjidhenja, por me mund dhe duke qene mire e informuar do t\'ia arrini. Ne jemi shqipetare, kemi tradite te lashteme gjidhenje dhe si race jemi mjaft te forte dhe te shendetshem. Ju nena mund te prodhoni qumesht, duhet vetem vetbesim dhe vendosshmeri dhe informim dhe pak mund natyrisht :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Fitesa * (11 vite më parë)
Shehide, edhe keto majat qe gjenden ne tregun tone kane efekt po te mbahen vendosur ne maja ende pa lindur bebi. Ato duken keshtu: http://www.mybabycare.co/products/silicone-nipple-protectors/ Ti dhe ashtu, si duket duhet te fillosh me maja te silikonit, prandaj blej tani dhe mbaj te vendosura qe prej tani her pas here, ndersa 6-7 jave pa lindur, mbaje gjithe diten..
Shehide Fejza (11 vite më parë)
Po jam shtatzane ne javen e 20-te, keto majat e silikonit blehen vetem jasht shtetit apo kete qe kemi ne vendin tone nuk tregojn rezultat apo nuk ka ne shitje ?
Fitesa * (11 vite më parë)
Shehide, ne qofte se je shtatzane, fillo ngadal me masazh beji majave.. Po te kesh mundesi ta porositesh dikend ti sjell nga jashte, jane keto majat e silikonit qe vendosen vetem ne maja, dhe mbahen gjate dites qe te terhiqen edhe majat e kthyera perbrenda. Mos u shqeteso, por shqetesimin ktheje ne perkushtim dhe jam e sigurt qe do ta arrish qellimin e dashur.. Sukssese
Fitesa * (11 vite më parë)
Teuta, une ketu skam pa, po edhe nuk kam qene e interesume me i vnu se skam pas kete problem. Tani qe po interesohem per keto gjana qe te di ne rast nevoje per dikend.. pash edhe ne eBay kete lloj: http://www.ebay.com/itm/Pippetop-Inverted-Nipples-Solution-/171183815917?pt=AU_Feeding&hash=item27db59bced Nuk ka nevoje hiq per ndonje mekanizem tjeter, e paska vet formen e tille. Dhe keto perdoren deri ne 3 muaj, mund te mbahen 24 ore ne dite deri sa te arrihet qellimi. Nuk besoj qe ka tek ne, por nese ke dikend qe mundet me ti porosite, sidomos ne US, mire kish qene.. Teuta, jam shume e bindur qe me perkushtimin tend do ta arrish ta ushqesh bebin me gji. Kur m ebjen te bisedoj me dikend, i them qe edhe gjiri/qumeshti eshte sikur nje bebe, duhet ta mirembash, ta qetesosh, te miresh me qetesi me te, ta ushqesh, ta pastrosh, ti besh masazh etj. Po ta lesh nje here pa ushqy, ata (qumeshti) shkon duke u paku..po ta marresh kete pune me joseriozitet ata shkon duke u thare... Duhet trajtim dhe qetesi, pozita te ndryshme deri sa te gjen poziten e duhur, etj.
Shehide Fejza (11 vite më parë)
Majat nga silikoni apo pompa manuale a jane te suksesshme cdo here per t\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'i terhequr majat jashte, se kam kete problem, gjoksi shume i zhvilluar por majat jane mbrenda, po me shqetson ky problem, po kam frik se nuk do te mundem ta ushqej beben per shkak te majave.
Teuta Teutaaa (11 vite më parë)
Flm fitesa e dashur une per keto supple/suction cups\\ te pyeta se keto i shin ne form te majave dhe te firmer avent nje mike me tregoj per to asaj ja kishin sjell nga jasht. Une gje ta edhe ketu qe te thash 40€ po thash a me i perdor tash pa lind. Po i vendoseshe ne gji me shpric i ngreh majat pastaj shpricin e largon ato i mban per disa ore.E sa i perket pumpave kam se me vajzen u mjelsha po ajo pastaj u mesu me shishe edhe skish shanc me thithka ne gji. Kam shume deshire ta ushqej beben me gji edhe me duket qe gji kam se krejt damar mu kan bo gjinjet edhe nga tash po rrjedhin inshallah allahu me ndimon.
Fitesa * (11 vite më parë)
Jetta, :), pavaresisht se dhemb, prap ato femije qe kafshojne jane shume te lezetshem.. :). Edhe mua vajza me ka kafshuar me shume se tani djali. Mirepo, me vajzen nuk kisha ende pervoje, ndersa me djalin po dhe i kam evituar keto probleme :). Sigurohu qe majen e gjirit, komplet se bashku me pjesen e kafte, t\'ia futesh bebit ne goje, se ne kete menyre sdo te kete mundesi te te kafshoj, ndersa po qe se ta mban vetem majen, atehere edhe ndodh kafshimi. Kafshimi eshte shenja qe ka fillu te ngopet. Po qe se ndodh kshtu sapo te filloj ushqyerjen, largoja gjirin dhe fute gjirin brenda ne bluze. T ejesh e bindur se do ta kuptoj.. Le te qane per pak, sa ta kuptoj qe nuk ben.. dhe foli. mos i bertit, por foli e tregoj.. nga toni qe i tregon qe sben, ai vet e kupton.
Fitesa * (11 vite më parë)
Arta, me vjen shume keq per perovojen tende.. :(. Per fat te keq tek ne nuk ekziston asnje keshilltare profesionale qe do te ndihmonte per gjidhenjen.. sikur gati ne cdo vend te botes.. Shpresoj me gjithe zemer, se keshtu se bashku, heren e ardhshme te te ndihmojme qe tia arrish qellimit e dashur..
Fitesa * (11 vite më parë)
Manjola, tani e kuptoj qe je shtatzene.. :) mashaAllah.. te uroj shtatzani te lehte dhe lindje te bebit te shendosh qe do rritet me te gjitha te mirat. Me paska ikur njoftimi nga ti ne portal, sigurisht :). Manjola, a ke pare ato majat e silikonit qe ka ne farmaci qe perdoren kryesisht pas lindjes se bebit? Ato mund ti vendosesh qe tani, here pas here, mbaje ne gjirin/majen qe e ke me te ngrehur brenda.. kjo do ia bej ushtrimet vet majes,, dhe do te ndihmoj shume.. shpresoj t\'ia arrish sa me mbare e lehte
Fitesa * (11 vite më parë)
Nita, :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Teuta, po me vjen keq per pervojen qe ke pas me vajzen e shpresoj me gjithe zemer qe te arrish sa me lehte e mire ta ushqesh me gji bebin tjeter. A ajo pompa manuale po kushton 40€ a? , nuk ma merr mendja qe kushton aq shume.. ne fund te fundit ne qofte se vendos me ble pompe atehere ma mire me ble elektrike nese i ke mundesite. Ajo ka pompimin me te ngjashem me thithjen e bebit se kto manuale. Por ato kushtojne nga 100€ e lart. Keto pompat manuale perdoren pas lindjes se bebit, duke bere terheqjen e majave edhe te qumeshtit...qumeshtin natyrisht qe e ruan dhe ia jep bebit ose me shiringe ose me luge gjate 2 muajve te pare.. pompat manuale jane te perdorshme per ndonje dite, per ndonje rast, jo per rregullisht, por po ta mesosh tekniken mire, atehere edhe ashtu mund te perdoren. Per terheqjen e majave, ti gjate ketyre javeve do te ishte mire te blesh ato majat e silikonit qe kryesisht perdoren pas lindjes se bebit kur nena ka majat e pezmatuara. Gjate kesaj kohe, ende pa lindur mund ti mbash te vendosura ne maja, dhe mund te te tndihmojne qe ta bejne terheqjen vet. Po te kesh mundesi ta porositesh dikend, nga jashte ti sjelle keto \"supple/suction cups\" dhe i vnon ende pa lind. Po ashtu, mund te besh masazh me dore, por me shume kujdes. Nuk kam casje ne youtube se sigurisht ka ndonej video qe tregon sakte si behet masazha e majave per terheqja..
Teuta Teutaaa (11 vite më parë)
Pershendetje Fitesa shume flm per iformatat qe po na ofron. Une pikerisht kam te njejtin problem e kam nje vajze tash 3 vjeqe dhe nuk kam munduar asesi ta ushqej me qumsht gjiri pershkak te maja krejt mrenda i kom bash si te ky webi qe e ki postu. Tash jam ne javen e 35+5 qumshti me ka ardh naten krejt po lagna prej rrjedhjes se gjinjeve une u interesova per ketr produkt kish ne barnatore 40 € po kushtojke vetem desha te di prej kur muj me fillu me apliku edhe qyah se dikush me tha nuk eshte mire me bo se mandej te rrjedhin gjinjet kur i ngreh e qaj qumshti ne fillim eshte shume i rendesishem per beben. Shpresoj te me ndimosh
Jetta S (11 vite më parë)
Une nuk kom pas prob. me maja te gjirit,maja kom pas dhe meniher ka thith bebi shyqyr Zotit,por meqe eshte fjala te gjiri dhe maja tash bebi im ka 11muaj dhe qe 2jave ka fillu po ma kafshon majen e po me dhemb si ne drit te syrit,si me ja hek kete shprehi nena?
Arta 123 (11 vite më parë)
Flm Fitesa per qdo informacion qe na jep per gjidhenjen edhe une ne femijen e pare kom pas shume problem,majat e gjinjeve i kom pas te futura mrenda me gjithe tentimin tim skom mund me i jap gji edhe pse shume kom provu edhe gjak me rrjedhshin po e kote ka qene shpresoj me femine e dyte ta kem me lehte.
Manjola M (11 vite më parë)
Fitesa flm shum,, un tani jam ne javen e 9 te shtatzanise,, po prap asht njerin gji e kam njeren me te futur brenda,, vajza gjithmon Kte gjirin qe ishte me pak maje nuk arrinte ta kapte dhe Kte pjesen kafe kurse ne tjetrin gji po
Nita Berisha (11 vite më parë)
Flm shume fitesa per info dot provoj me silikina njehere:-))
Fitesa * (11 vite më parë)
Nita, mendova qe ti mbash gjate dites gjersa je shtatzane.. Se ato ngrehin majen ne poziten qe ka silikoni.. Kishte ne net edhe ato \"suction cupps\", qe jane si kapak per terheqje... Duken keshtu: Http://www.Fishpond.Co.Nz/baby/supple-cups-for-inverted-nipples-and-breast-feeding/0012008200801
Fitesa * (11 vite më parë)
Ada, ske c\'te besh, tani nuk mund te kthejme kohen pas mirepo mund te vazhdojme ta permiresojme te ardhmen.. Ti nuk ben te merzitesh. Dhe formula eshte prodhuar per femijet.. Vajza thua qe eshte e shendetshme.. Me aq sa ke mund, ia ke bere mundin, Per herat tjera do te mundohemi ti gjejme gabimet e mundshme qe mund ti kesh bere, qofte ne ushqim, pozite, apo ne vetstimulim. Mos i le fajin vetes keshtu, se vajza qe ka 9 muaj te do te disponuar dhe te gezueshme.. :) Ajo pervec gjirit ka nevoje per buzqeshjen tende edhe tani kur e kujton qe ke bere mund por pa sukses,, .. :) te shkuara.. ;) mos e mundo veten. Qe te ndjehesh me mire, do te keshillosh ndonje nene te re, qe njeh qe te informohet shume shume per cdo detaj.. Mua me ben shume shume mire, kur sado pak arrij te postoj dicka qe kam mesu te re e kur degjoj qe dikush ka perfitu, ndjehem extrem mire.. :)
Nita Berisha (11 vite më parë)
Ne suedi fitesa kom provu edhe me silikona po djali nuk e donte:-((
Fitesa * (11 vite më parë)
Nita, shpresoj dhe une qe me pak mund do t\'ia arrish qellimit. Ku jeton nita? Po te provosh me ato majat e silikonit, vendosen dhe mbahen gjate dites.. Ato ngrehin majat jashte ...
Ada W (11 vite më parë)
Flm fites e dashur... vajzen e kam 9 muajshe po seriozisht ndiej dhimbje te madhe qe nuk mu dha mundesia e ushqyerjes me gji. Besom. Pas lindjes gjith diten gjith naten mundohesha ta mbaja ne gji qe te vinte qumshti. Pija disa kokrra per stimulim. Cajra per stimulim. Pastaj vajzes i ra verdheza, nuk mundte te thithte nga keputesia. Fillova ta pompoj gjirin. Mbaja 20 min njerin 20 tjeterin duroja gjith ate dhimbje vetem per te nxjerr 10 ose 20 ml qumesht. Dhe si perfundim me aq mbeta nuk erdhi me. U detyrova ti marr formule se vajza po humbte shum pesh. Po fal zotit esht mir dhe po mundohem me e ushqy sa me shendetshem.
Nita Berisha (11 vite më parë)
Fitesa une e kom te njejtin problem:-(( dhe gjithmon po vuj per ket send qe djalin nuk kom mujt me e ushqy me gji:-((. Taah qe jom 6 javesh disi gjith mend i kom aty a dot ja arri qellimit ksi herii:-((
Fitesa * (11 vite më parë)
Ada, a planifikon shtatzani tjeter tani? Mos u ndjej ne faj dhe dhimbja nuk ta lehteson.. tani e tutje po te planifkosh shtatzani tjeter te radhes, do te mundohemi se bashku te permiresojme ato ku ndoshta ke ngecur gjate tentimit per gjidhenje ok?
Fitesa * (11 vite më parë)
Manjola, a e ke akoma ashtu njeren me brenda se tjetren? Ngase po te planifikosh femije te dyte, 6-7 para lindjes do te ishte mire te fillosh me ushtrime, edhe tani ti besh nuk demton gje.. Por me kujdes te madh dhe me info te mjaftueshme.. Ka disa teknika qe behen per nje periudhe.. Do ta postoj nje foto qe tregon pak a shume tekniken me te thjeshte.. Sigurisht qe ke pasur dhimbje, ngase ajo do pak me shume presion te terhiqet jashte.. E ka futur vajza gjithe areolen e gjirit (ate pjesen e kafte se bashku me majen), sikur i mbushet goja plot, apo vetem majen?
Ada W (11 vite më parë)
Ehh fitesa, plag ne zemer e kam qe nuk munda dot ta ushqej vajzen me gji. U mundova shum dhe gjiri nuk me erdhi. Nuk e di arsyen pse. Ndoshta nga stresi....
Manjola M (11 vite më parë)
Fitesa un njerin gji e kam pas me shum pak maje dhe gjithmon kur e ushqeja vajzen me jepte dhimbje,, kurse ne tjetrin gji kam pas maje mjaftueshem,, jam mundu me ushqy vajzen njejte me te dy gjijt pamvarsisht se me Kte qe nuk kishte shum maje ndieja dhimbje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?