Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju jam shuuuum mirenjohese per nje pergjigje!
Pershendetje Nena te nderuara! Nese mundet me jepni nje pergjigje te shpejte se jam shume e merzitur! Une daten e menstruacioneve te fundit e kam pasur ne 25/10/2013 por e kisha burrin tim jashte shtetit dhe erdhi e u takuam ne daten 10/11/2013. Pasi mu vonuan menstruacionet bera testin dhe me doli pozitiv. Sot kam bere kontrollen e pare dhe pas ekos mjekja me tha se ajo nuk shihte fetus ..eshte nje shtatzani e paformuar tha, dhe se keto lloj shtatzanish perfundojne ne abort. Nuk arrita ta kuptoja mire pasi shpjegimi i saj ishte ne gjuhe te huaj ndaj iu drejtohem ju per me shum detaje dhe shpjegim. A mund te ndodh qe te mos formohet fare fetusi? cilat mund te jene shkaqet, po ne lidhje me abortin a behet pastrim apo thjesht merren ilace per gjakderdhje? Une kam menduar edhe kte se mos ndoshta nuk duket fetusi ngaqe mund te kem ngelur me vone pasi ka kaluar pak koh pas ardhjes se burrit tim. Si mendoni ju? A duhet te shpersoj per tu formuar akoma fetusi apo jo, ajo me beri vec eko tek barku, a kam nevoj per eko vaginale? Nese keni informacione apo dini ndonje rast te ngjashem. Ju jam shum mirenjohese per nje pergjigje!
Anika Hasani (10 vite më parë)
E...d...a... <3<3<3<3<3 (10 vite më parë)
anika ishallah eshte heret per tu pa fetusi.po beje dhe nje kontroll tjeter qe te jesh e sigurt .
(10 vite më parë)
mos eshte jashte mitre apo ska lidhje?
Ani Jani (10 vite më parë)
Ne shtatezanin e dyte testi me doli pozitiv ika ne koontroll dhe dr me tha qe nuk shihet asgje me tha eja mbas 10 dite shkova mbas 10 dit eme tha vetem qesja e bebit eshte formuan ndersa fetusi jo ,me dha terapi dhe me tha eja mbas 2 jave shkova mbas dy jave tha ende asgje nuk shihet po me tha prit edh e10 dit nese mbas 10 dite nuk vrehet asgje duhet te pastrohesh...Kur shkova mbas 10 dite isha 8-9 jave dhe u verejt fetusi dhe gjithcka me shkoi mir deri ne javen e 35 kur filloi gjakderdha ,,,,Vizito edh enje dr tjeter
Nefisa E (10 vite më parë)
Nuk di cfare te them per rastin tend por kam degjuar nje rast ketu ne portal, por nuk e di cfare jave ishte ndoshta 5 javeshe dhe nuk i dukej bebi ne eko.mos e ke dhe ti te vogel dhe nuk te duket.
Lori M (10 vite më parë)
Po quhet ndryshe fetus i mumifikuar ose i maceruar (i thare ose i kalbur) Ai nuk arrin te gjeje ambient te pershtatshem per tu rritur dhe nderpritet barra. Ka shume reste te tilla. Por me shpresen e mire them te presesh dhe pak dhe te besh nje kontroll te nje mjek tjeter. Ndodhin dhe ngaterresa dhe thjesht mund te jete i vogel akoma per tu pare qarte. Ekua vaginale eshte shum here me e qarte. Kerkoje vet te mjeku. Per abort mos mendo. Nese nuk zhvillohet thjesht te bejne injeksion progresteroni qe ta nxjerresh fetusin jashte.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?