Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pesha e lindjes tek bebi, humbja ne ditet e para dhe shtimi

Pershendetje nena, uroj qe te jeni mire te gjitha ju dhe bebat tuaj. Une u bera me bebin tim te dyte, me nje vajze te vogel me emrin Sara. Jam bere merak dje dhe sot pasi vajza ime kur lindi ishte 4 kg, kur dolem nga materniteti ishte 3.700 gram, padiatria me tha qe peshen e humbur duhet ta rimar brenda 10 diteve, vajza ime mbreme mbushi 11 dite dhe ishte 3.950 gram, dmth i mungojne dhe 50 gram nga pesha e lindjes :( A eshte per tu shqetesuar??? Si kane shtuar femijet tuaj ne ditet e para? Shume faleminderit per ndihmen qe me jepni sa here qe kam nevoje.

(10 vite më parë)
Dita Rrustemi (10 vite më parë)
Djalin e madhe e kam lindur4e300 po ate dite me leshuan ne shtepi dhe pas nje jave vajta ne kontroll djali peshonte5e100 hehe dmth nuk funksionoj kjo gje humbja e peshes te ky....ndersa djali i vogel me lindi3e600 ndersa e ktheva pas tre dite ne shtepi3e200....dmth humbje peshe400gram e pastaj kur vajta ne kontroll pas1jave kishte shtuar goxha shume por ja qe se kam librezen me te tregu sa saktesisht....
Ina ** (10 vite më parë)
Jam shuuume e lumtur qe jeni mire, edhe qe ke gji..:) te thoja mos bej stres nga fjalet e tjereve, se vec stresohesh.. I kam kaluar edhe vete :)
Valentina Salihu (10 vite më parë)
Urimee per vajzenn me jete te gjatee , djali im ka lind 3840 nga spitali ka dal me 3640 kur i beri 1 muaj ishe 4150 kishte shtuar shumm pakk porpediatri im me pate thene qe nuk eshte asgje per brengosjee tash eshte 4 muaj e gjysem eshte shumm mir . Ti vajzen e paske per mashalla ski nevoj me u brengos fare e dashur
(10 vite më parë)
Shume faleminderit per pergjigjet tuaja. Po ina, linda me date 15 janar, me gji shume mire lavdi zotit :) :) shume faleminderit dhe nga ana jote qe me ke qetesuar shume here. Mi puth fort 2 lepurushet e tua.
Ina ** (10 vite më parë)
E paska thene edhe Fitesa per peshoren, se vetem u hodha nje sy te shpejte komenteve, tani i lexova tamam :)
Ina ** (10 vite më parë)
Pershendetje djana.. Me jete te gjate vajzen, e gezofte emrin :) edhe une ashtu mendoj, qe ska problem per aq, plus ndryshojne edhe peshoret dhe menyra e peshimit.. Mashallah e paska lindur.. Me gji si je? :)
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, jo zemer nuk eshte per t\'u shqetesuar aspak. vajza jote shume mire ka shtu.. mos i jep vetes ate siklet shton sa te shton, me rendesi ti percjelle mire ushqyerjen qe ia ben, percjelle a po lag mire pelenat dhe a eshte me disponim.. nuk eshte strikte asgje, femijet sikur te mdhenjt ndryshojne ne fizik nga njeri tjetri. ato 50 gram mundet me ndodh qe peshorja qe e kan mate ne fillim me qene ndryshe nga kjo qe e ke mat tani. Kshtu qe mos i mabj mendt aty
*anika* *2* (10 vite më parë)
Djana urime per lindjen e vajzes e sa I perket qe ka ardh 50gram ma pak se qe ka lind nuk osht kurgjo mu shqetesu mire paska shtu peshe 50gram me shum ose me pak nuk qojn peshe shume

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?