Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Si të ushqehet një bebe 5 muajshe?


Pershendetje nena te nderuara. Kam nje pyetje qe me mundon qe nje kohe shume, dhe shpresoj qe do te me ndihmoni. Kam djalin 5 muajsh, e ushqej me qumesht formula. Tani kam filluar te i jap edhe ushqime shtese, mirepo nuk po di si ta ushqej pasi qe jam nene per here te pare. Nuk po di kur me i dhane ushqim, kur me i dhane qumesht. Kam frike mos po e le unt, apo ndonjehere kam frike mos po e ngarkoje shume me ushqime. ju lutem nese keni mundesi te me jepni nje keshille, se si i keni ushqyer apo si i ushqeni ju bebet e juaja? Cfare i jepni, dhe ne cfare sasie, orarin e ushqimit? Si dhe qumeshtin a e keni nderpre gjate dites? Pres me padurim pergjegjet tuaja, ju flm shummmmme dhe ju deshiroj cdo te mire juve dhe bebeve tuaja <3

TringaV (3 vite më parë)

Shto Koment

  • Aulona (3 vite më parë)
    Pershendetje Tringa, une kam djalin 4 muajsh e gjysem edhe pediatri me ka thene qe tfilloj ti jap ushqime , racioni im i dites eshte keshtu: ne mengjes kur zgjohet i jap nje shishe 200 ml qumsht formule, pastaj nga ora 12-1 i jap grize qe eshte prej 4 muajsh dhe pasi ta perfundoj pak uje te sterilizuar, pas 2 ose 3 oreve i jap nje tegell peme molle me banane prap disa luge uje , dhe ne darke nga ora 5 -6 i jap prap grize me 100 ml qumsht ne fund prap disa luge uje ... para se me fjete zakonisht i jao 50 ml qaj fenchel. Mos harro ti e din me mire per femijen tend me pak rekomandime...
  • TringaV (3 vite më parë)
    Faleminderit Rexhije shume ne pergjegje. Edhe une lexova ne fletoren e bebes qe duhet te jepen 3 shujta dhe 2 mes shujta. Mirepo nuk po di si te ia bej orarin e ushqimit, dhe sasine e qumeshtit. Disa me thone qe te ia nderprej qumeshtin gjate dites! Djalin e ushqej me ushqime te hippit pasi qe jetoj vetem nuk e kam aske, dhe kam shume frike te i pergadis vet ushqimet pasi qe nuk di a jane adekuate per beben. Lexoj shume ne internet por te gjitha jane pas 6 muajve, keshtu qe kam vendos qe pas 6 muajve te i pergadis vet edhe pse tash qe me the ti kam frike qe bebi nuk do te i haje masi veq eshte mesu me ushqime te hippit. Fillova te i jap gjysem e teglles 125gr por e pash qe po i hahet e i dhash krejt deri ne fund e hengri te teren, mos eshte shume? Kur zgjohet nga gjumi gjate dites nuk po di a me i dhane peme, po tham mos eshte unt e pema nuk e ngin :(((( ufffff sa te mshtjellne e kam bre, spo muj me i ra ne fije.
  • Rexhije (3 vite më parë)
    Pershendetje Tringa, une kam djalin tash edhe 3 jave i mbush 1 vit por une kur i ka pas djali 5 muaj kam fillu me e ushqy por me keshillen e pediatres dhe po ashtu e kam pas ne gji. Tringa une djalit tim ne mengjes i kam dhane peme ama nga pak por une pata fillu me peme te hippit jam kam dhene nga nje tegell te 125gr por ti mundesh me pak ose sa te deshiron bebi te haje, diku rreth ores 5 i kam dhane perime po ashtu te hippit dhe ne mbremje drithera te hippit (7 corn) keto jane me te mirat ose vetem oriz per bebe. Une te kisha keshillu qe pemet dhe perimet tia pregadisesh vet se une kam fillu ta ushqej djalin bash ne ate kohen kur u perhap virusi i escheria colit ne perime e per ate arsye i kam dhane te hippit si ka kalu ky problem kam fillu me ia pregadit vet po nuk i ka ngrene hiq se u pat mesu me ate shijen tjeter keshtu qe prej fillimit pregaditja vet, jane me te fresketa dhe me te mira dhe kur fillon bebi me ngrene gjitthsesi duhet ti japesh uje ose çajra te hippit, une i jap kamomil sepse ato çajrat me fruta te malit nuk preferohen deri mbas 1 viti. Tringa ti nese nuk e ke bebin ne gji duhet ta ushqesh 5 here se keshtu shkruhet ne fletoren e bebit po une prape te keshilloj qe te flasesh me ndonje pediater, shpresoj qe te kam ndihmu sadopak. Tung Tringa, ishalla te rritet djali e i prin shendeti perpara me krejt femijet e tjere.

kthehu
www.facebook.com/hippkosovo
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.