Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Anemia tek bebet

Pershendetje nena te nderuara, kam djalin 6 muaj e gjysme, ka linur 4 kg ndersa tani peshon 10 kg, asnjehere deri me tani nuk eshte semure, por kisha deshire qe t'ia bej analizat, doli pakez anemik, qe nga lindja e kam ushqyer me qumesht gjiri kurse qe 1 muaj ushqime shtese, ne mengjes keksa me qaj, ne dreke, banane molle dhe karrote, ndersa ne darke qumesht me thermija buke. Qka me preferoni qe t'i jap, dini ndonje recete? Cdo te mire per ju dhe engjujt tuaj.

Eda 1 (13 vite më parë)
Gentushe (12 vite më parë)
Une kam pasur problem shume te madh me anemine, i kam jap shume sirupa po pa asnje efekt. Ju kisha keshillu qe ne mengjes pa ngrene asnje gje tja jepni nje veze te gjalle te pules pak mjalte tja perzini me pak qumesht qe ta pije pa ngrene asnje gje dhe pasi ta kete pire ate te pauzoni me ushqim edhe nje ore qe te kete efekt. Kjo me ka ndihmuar shume mua provojeni 4 here ne jave dhe do te bindeni. Shkruani a ju ndihmoi kjo ide. Ju pershendes gjitha te mirat per ju dhe femijet e juaj.
Eda 1 (13 vite më parë)
Ju falenderoj nga zemra Briselda dhe Eno per keshillat, Zoti ju shperblefte juve dhe te vegjlit tuaj me te mira:)))
Evelina Ndrecaj (13 vite më parë)
eda anemia tek femijet e vegjel eshte shume normale sepse nuk arrin te marr nga nena hekurin e mjaftushem gjate shtatzanise.Une i kam dhene femijeve te mi pika ferrosil gjate 6 muajve te pare dhe pasi kan filluar te ushqehen i kam dhene sa me shume ushqime me hekur.Psh kungullesha,lengu i mishit te viqit dhe spanaqi kane shume hekur mundohu qe kur te fillosh me supa ose pure ti perdoresh sa me shume.gjithe te mirat
Briselda (13 vite më parë)
Tung Eda 1, te gjithe femijet e vegjel dalin anemike, edhe vajzes time ashtu i del ne analiza, kjo per arsye te qumeshtit, sepse qumeshti nuk e len hekurin ne organizem, keshtu qe nuk ndone send qe duhesh shume mu shqetesu. Mbasi e ki me ushqim shtese, mundoju me i dhane ma shume ushqim qe eshte i pasun me hekur. Po, vec nji kritike te vogel kisha, qe mos me i dhane keksa, eshte shume i vogel per keksa, edhe kurfare vlere ushqimore skane. Te pershendes e dashur, dhe mos u ben merak shume rreth anemise. Jepi te pije leng portokalli apo mandarine te shtrydhun, jane peme sezonale dhe i bejne shume mire.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?