Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A e ka kaluar ndonjë prej ju nëna depresionin post partum?

Pershendetje te gjitha nenave.


Vendosa te shkruaj ketu sepse dua te flas me ju, me konsideroni si nje shoqen tuaj te afert. Jam nje nene e re qe jetoj larg vendit tim. Kam nje femije 5 muajsh por po kaloj nje periudhe shume te veshtire. Jam duke kaluar depresionin post partum! Ndonjera qe mund ta kete kaluar mund te me kuptoje ne cfare situate jam. Sado kam shkuar tek mjeku perseri nuk ndihem shume mire. Doja tju pyesja a e keni kaluar kete pas lindjes? Sa kohe ju ka zgjatur dhe si e keni kaluar?


Ju pershendes, Deni.

Deni (12 vite më parë)
Lida Syla (12 vite më parë)
Pershendetje Deni E shoh nga fjalet tua se me shume e qet veten tende jashte kontrolles se sa edhe eshte vet fakti te behesh pas lindjes. Eshte gje normale ama mos diskuto per problemin qe ke, kenaqu me argetime , luaj me bebushen tend , mos medito por angazhohu , beje ndonje torte , beje ndonje ushqim interesant , pastro edhe njemije here ne qofte se eshte puna , lexo , shih filma , del shetit vetem bebushen tende ,beso eshte krenari dhe per nje kohe shume e shume te shkurter nuk do kesh nevoj per mjek e per askend per veq njeriut qe eshte shoqeri e domosdoshme qe te mos biem ne depresion . Te uroj gjihe te mirat dhe suksese
Deni (12 vite më parë)
Evis te falenderoj nga zemra, fjalet e tua me preken kur i lexova. Faleminderit, mu duk sikur e ke kuptuar gjendjen ne te cilen jam dhe vertete mu duk si nje mbeshtetje sado qe nuk njihemi. Shpresoj shume te dale nga kjo gjendje dhe po jap max tim per te miren e vajzes, bashkeshortit dhe vetes. Gjithe te mirat te uroj ty dhe gjithe nenave te tjera se bashku me bebet e tyre. Flm dhe ty Yllka. Shkoj ne nje qender ketu per femije here pas here. Do mundohem te shkoj me shpesh. Te pershendes, gjithe te mirat ty dhe bebes tende. Ju perqafoj nena te dashura.
Yllka . (12 vite më parë)
Te pershendes! Jam prape Yllka tkisha lut interesohu me int ne ate vend ku jeton ku ka qendra per femije nese se ki lejen e kerit bleje bilete mujore dhe dil sa ma shume une shkoj me djale eshte 3 muajsh keshtu me nje vend i bejne masazh me nenat, bojme muhabet edhe une jetoj jashte por qeshtu me ja bo te garantoj qe ke me dale prej kesaj gjendje, plus vajza jote eshte me e madhe ka menyra tjera edhe me lujt. Ishalla nuk jom tu tlodh vetem jom tu menu ma mire per ty edhe bebushin <3
Evis (12 vite më parë)
E dashur Deni, me vjen mire qe je drejtuar tek mjeku, pavaresisht se te duket sikur sben efekt, ilacet piji rregullisht, kurrsesi mos ndiej ndjenja faji, ti nuk ke bere asgje gabim, duket ne rreshtat e tua se sa shume e do beben, pavaresisht ndjenjave te perziera qe ke, kurre mos dysho se je nje nene shume e mire, mendoj se te duhet vetem pak me shume aktivitet jashte shtepise, leja kohes dhe cdo gje do kaloje jam e bindur, fakti qe e ke pranuar kete gjendje dhe e ke shprehur me ne, tregon qe gjysmen e rruges drejt suksesit e ke bere, thjesht te duhet ti japesh kohe vetes. Vertet memesia eshte bekim, por edhe pergjegjesi shuume e madhe dhe te gjitha ne si nena ndiejme ankth here pas here.. Te perqafoj fort e dashur, na shkruaj serisht gjithe te mirat.
Deni (12 vite më parë)
Flm Evis, dhe te gjitha nenave te tjera per fjalet kurajuese. Gjendja ime Evis eshte pak e veshtire sepse jetoj jashte vendit. Skam asnje te aferm dhe mua bashkeshorti me qendron afer me jep kurajo, me ndihmon me bebin, po perseri e kam te veshtire kur ai eshte ne pune jam tere kohen vetem dhe pa shoqeri. Kjo ndoshta ka ndikuar tek kjo gjendje e veshtire qe po kaloj. Jam keshilluar me mjek me ka dhene mjekim po me thene te drejten nuk kam ndryshim. Jam gjithe kohen e merzitur. Sme jep gezim asgje sado rri me bebin gjithe diten, me duket sikur me ka ikur ai gezim i madh qe kisha ne fillim per te. E per kete me vjen inat me veten po nuk eshte faji im, ndihem keshtu e skam ca te bej. Jam ne situate shume te lodhshme.
Evis (12 vite më parë)
E dashur, edhe une sikurse dhe Eda me zgjati kjo gjendje 5 jave, vetem qaja dhe rrija mbyllur ne dhome me bebin, madje dhe qumesht nuk kisha shume prej stresit. Por pastaj fillova te dilja te argetohesha dhe ne fakt ka qene burri qe me ka ndihmuar shume. Nese je vetem aty, dil ze shoqe argetohu, kalo kohe me bashkeshortin, ndoshta je e ngarkuar me pune shtepie, kerko ndihme mos i bej te gjitha vete. Nese e shikon qe vazhdon te ndihesh keq dhe i ke mundesite kontakto me nje psikolog, nuk ka asgje te tepert ketu. Te uroj gjithe te mirat.
Eda 1 (12 vite më parë)
Pershendetje Deni,secila nene ne fillim bije pakez ne depresion,edhe pse mezi ka pritur t\'a shoh bebin,t\'a doje,t\'a ledhatoje. Une per vete 5 jave kam qene e sterhumbur,e ndjeshme dhe gjithe kohen me vinte te qaja,e shikoja bebin dhe me vinte gjynah si po ndihem une,por ate e doja me shume se gjithqka ne jete,por mendimet e mija ishin : tere kohen do te qendroj e mbyllur ne shtepi,qka po t\'i ndodh diqka djalit, mos ndoshta burri do t\'me tradhtoje tani sepse nuk e kam trupin qe e kam pasur- etj etj. Por burri u kujdes per mua maksimalisht,me tregoj sa shume me don,dhe qfare eshte ne gjendje te beje per mua dhe bebin,fillova te lexoje,te dal,te merem me bebin intenzivisht,dhe tani jam nena me e lumtur ne bote,dhe me ne mendjen time as qe ekziston diqka e tille,po e shijoj cdo moment.Edhe ti e dashur perkushtohu ndaj dhurates me te cmuar,duaje ate dhe bashkeshortin,shetit,shiqo filma komedi.sepse kur ti je nervoz bebi e ndjen dhe as ai nuk eshte i lumtur,tregoj burrit si po ndihesh dhe jam e igurte qe se bashku do ta kaloni kete krize. Te uroj dite te bukura dhe me shume lumturi :)
Yllka (12 vite më parë)
Pershendetje Deni!Mu nuk me ka ndodh kshtu diqka.Kam disa keshilla mere beben qoje regjistro diku me lujt ndonje vend ku shkojn nanat me femi qe edhe ti me pas kontakt,shetit me bebe te uroj nga zemra me kalu kete gjendje knaqu sa ma shume me beben ajo ritet koha kalon shfrytezo.I uroj vajzes jete gjate dhe te lumtur :)
Deni (12 vite më parë)
Faleminderit Lindita. Per sa kohe te zgjati depresioni? Edhe une ashtu ndihem, me eshte merzitur vetja dhe jeta ime. Merzitem shpejte. Kur nuk ndihem mire me duket sikur se dua as beben time, te ndodhi ty kjo gje? Po kjo sdo te thote se nuk e dua beben, e dua jashte mase, mezi e kisha pritur ardhjen e saj ne jete. Jam merzitur shume me kete gjendje ne te cilen ndodhem.
Luis Luis (12 vite më parë)
pershendetje deni edhe une para lindjes dhe pas lindjes pesova depersion veq kajsha mu merzitke jeta e sdi si theirret ne ket rast po burri me qetsojke e kalove merre veten me te mir se kur sje mir ti as beba sesht mir veq kan e nuk rahatohet edhe veten mos e prish se te shkakton shum sene depresioni edhe trashesh kam ndegjuar qetesohu del te ecesh ne ajer te paster degjo muzik mos mendo keq diqka duaje beben tende se edhe beba e ndjen krejt qka ki ti une e kam djalin 8 muajsh gati kur te keshi une keshe dhe ai i rri serioz pak edhe ai rrin ne sy me kqyr po du me ta spjegu se tie dhe beben tende e merzit me ekt tjeter spo di qte them veq shendet ty dhe bebes

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?