Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Te ushqyerit e bebit

Pershendetje Dr.


Une kam nje vajze 2.5 javeshe, kam degjuar se duhet te ushqehet 20-30 minuta, une e ushqej vetem 10 minuta dhe e vjell ushqimin. Me kane thene se nxjerr tepricat. A duhet ta ushqej 20-30 edhe pse vjell apo cfare me keshilloni ?

Ermira (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Kohezgjatja e pirjes eshte individuale.Mendohet se foshnja ne javet e para me te vertete duhet pire 15-20 minuta e me teper,njerin e me pastaj ti ofrohet gjiri tjeter.Nese foshnja pin shkurt ajo e merr vetem qumeshtin e fillim-vaktit qe per nga permbajtja eshte me i holle dhe me me pak kalori.

Qumeshti i fund-vaktit eshte me i dendur,me me shume kalori dhe nga ky foshnja me teper perfiton.Jo rastesisht rekomandohet qe foshnjes pas gjidhenies duhet mundesuar te gromesije ,ne menyre qe te prevenohen te vjellurat e mevonshme.Nese foshnja juaj edhe perkunder pirjes 10 minuteshe dhe vjelljes qe pason , megjithate shton kenaqshem ne peshe atehere nuk ka arsye per brengosje.

/komuniteti