Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund ti jap bebit qumësht shtesë?

Pershendetje doktor, bebin e kam 1 javesh dhe e kam ne gji mirepo gjate nates nuk po kam mjafte gji, desha te pyes se a mundem ti jap qumesht shtese?

Mimi M (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Mimi,

OBSH rekomandon që foshnja të ushqehet ekskluzivisht me gji deri në moshën 4-6 muajshe. Në rast të pamundësisë së ushqimit me gji ushqimi i rekomanduar në këtë ndërkohë është qumështi formule.

Nëse pas shtrydhjes së thithkave të gjirit ju del qumësht atëherë ju keni qumësht. Për ta stimuluar ardhjen e qumështit duhet ta mbani bebin tuaj në gji sa më shumë. Sa më shumë që thith bebi aq më shumë qumësht prodhohet.

Logjikisht vetëm foshnja e pangopur nga pirja paraprake kërkon të pijë edhe më tepër. Rekomandimi më i qëndrueshëm dhe afatgjatë për ju është ushqimi sipas kërkesës që nënkupton që foshnjen tuaj duhet ta ushqeni aq gjatë, aq shpesh dhe me aq ushqim shtesë sa ajo të dojë.

Nëse vërtetë qumështi juaj nuk i mjafton, atëherë të rekomandoj të vazhdosh ta ushqesh vajzën me qumësht formule. Në treg gjenden shumë emra të ndryshëm tregtarë, juve ju mbetet të bëni zgjedhjen.

Gjithë të mirat.

/komuniteti