Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja jeshile

Pershendetje, djali im me 21 nentor i bon 4 muaj e ushqej me qumesht aptamil comfort pasi do dite kishe problem me bark dhe jashteqitje behej kaps qe disa dite djali pe ka jashteqitjen ngjyre jeshile si ngjyra e barit a e ka ngase pi jap edhe frutolina te dardhes apo cfare eshte ne pyetje?

Lanika Lanika (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Shkendije,

Përreth ngjyrës jeshile të jashtëqitjes ka paragjykime të ndryshme të kohës duke filluar nga mos foshnja është ftohur deri tek mos ajo është e uritur. Për foshnje të cilat ushqehen vetëm me qumësht hetimet në këtë drejtim mund edhe të justifikohen, ndërsa tek ato të cilat marrin edhe ushqime të tjera normalisht se ngjyra e jashtëqitjes në masë të madhe determinohet nga lloji i ushqimeve.

Nëse foshnja nuk ka simptoma të tjera shoqëruese atëherë vetëm jashtëqitja jeshile nuk duhet të jetë edhe signifikante. Ju duhet gjithsesi të hetoni për kohën kur ka filluar foshnja juaj të ketë jashtëqitje jeshile dhe faktorët e mundshëm kontribues aso kohe për këtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti