Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Agresiviteti i vajzes time

Kam nje vajze 23 muajshe, deri tani ka qene nen perkujdesjen e nenes time, tash kam fillu ta dergoj ne kopsht, edhe ma heret ka qare shume, ka fjete pak, edhe gjate nates zgjohet shpesh kerkon te pije, eshte femije i parehatshem, perkunder te gjitha ketyre eshte e shendetshme, mirepo koheve te fundit po kam probleme me te po qan shume, po nervozohet edhe nuk po din te flas, mos per kete po nervozohet, kur nervozohet, fillon te na kafshon te qaje, te bertase, gati gjithe diten qane, e vetmja gje qe qeteson eshte dalja ne natyre, ju lutem me keshilloni qka te bej, me keto kriza te qarit, Flm

Ardiana (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Perkunder faktit se foshnja juaj ka qene edhe me pare qaramane, episoda aktuale duket se ka te beje me shkuarjen e saj ne kopesht. Te gjitha risite tek femijet duhet te behen me sens dhe durim. Ekzistojne edhe shume raste qe per shkak te mosbindjes se femijeve te tyre qe te shkojne ne kopesht ose i kane dhene rastin ndonje kopeshti tjeter ose kane hequr dore perkohesisht nga dergimi i femijeve me cdo kusht ne kopesht. Para se te konsultoni psikologun e femijeve, vleresoni veprimet e propozuara! Per veshtiresite ne te folur duhet paraprakisht te behet vleresimi i te degjuarit nga ana e ORL specialistit e mepastaj te konsultohet logopedi-defektologu.

/komuniteti