Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dhimbja e vesheve

Pershendetje doktoreshe. Une kam vajzen 2 vjec dhe po thuaj se qe 2 dite eshte duke u anku thote se ka dhimbje te vesheve dhe nuk me lejon as me i prek. Cka me kishe rekomandu me ble per dhimbjen e tyre? ju faliminderit shume qe na ndihmoni.

Albulena Hasani (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Pershendetje Albulena

Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme te fëmijët. Zakonisht shfaqen në kohët e ftohta apo ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes. Dhembja e veshit ka mundësi të zhvillohet zakonisht në njërën anë.

Trajtimi për infeksion të veshit mvaret se sa janë simptomet serioze dhe nga mosha e fëmiut. Ju duhet të kontaktoni me mjekun e fëmijës tuaj, për ta ekzaminuar dhe për të ju udhëzuar se çfarë duhet bërë më tej për ta trajtuar.

Ju uroj gjithë të mirat.

/komuniteti