Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Gjuha e bardhe e bebit

Pershendetje kam femijen 8 javësh vetem ne gji, po brengosem pse gjuha po i rrin e bardh dhe lepihet shum a eshte normale kjo apo? Gjithashtu kur duhet me fillu per mi dhene uj .

Albulena Krasniqi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Albulena

"Gjuha e bardhë" (mykthi i gojës) është infeksioni më i shpeshtë me këpurdha i mukozës së gojës dhe gjuhës. Zhvillohet në 2-5% të të porsalindurve dhe latantëve. Mjekohet me aplikimin lokal të antimikotikëve. Bar i zgjedhjes së parë është Nystatina, pastaj Miconazol në formë gjeli oral, së fundi tretësira Gentianë Violet 0,25%,...

Përzgjedhja e barit bëhet varësisht nga mosha e foshnjes dhe përcaktohet nga mjeku ordinar. Në mënyrë që trajtimi të jetë efikas rekomandohet që fillimisht të bëhet pastrimi i gjuhës dhe gojës me gazë sterile të lagur me tretje fiziologjike (sol.0,9% NaCl) dhe në këtë mënyrë të bëhet largimi mekanik dhe i kujdesshëm i këpurdhave e mëpastaj të bëhet aplikimi i terapisë përkatëse.

Nystatin pikat duhet vetëm të lëshohen në hapësirën e gojës, mundësisht pas përfundimit të ushqyerjes,dhe jo të gëlltiten menjëherë,pasiqë efekti i tyre duhet të jetë "në vendin e ngjarjes". E njëjta vlen edhe për preparatet e tjera për trajtimin e "gjuhës së bardhë".

Poashtu i rëndësisë së veçantë është trajtimi i njëkohësishëm i "të dyja palëve" (gjuhës së foshnjes dhe gjinjëve të nënës).

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Prandaj vazhdoni vetëm me ushqyerjen me qumësht për foshnjen tuaj.

Ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/ushqimi/a-ka-nevoje-foshnja-per-uje-

Gjithë të mirat.

/komuniteti