Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ngercet tek bebi

Pershendetje, Kemi nje dal ka 8jav mirpo krej javes se 2 ka fillu te ket gerqa, i kam perdorur shum pika per ti kaluar gerqat po skan pas asnjera sukses, kam perdorur nje mast per lyerjen e barkut prodhim gjerman por as aj ska pas sukses, djali vazhdimisht qan, te qarat e ti zgjasin me or te tera, ndodh shpesh qe gjat 24orve te mos flej me shum se 5or, vazhdimisht zgjohet qdo 10min duke qar, perpiqemi ta zgjidhim nga djepi ta qetsojm mirpo vetem pas 1ore i kalon dhe kur e vem ne gjum menjher pas 10 -20min zgjohet, nese ka mundsi ndonje pergjigjje sepse e kam pasur ne Shtepi te Shendetit po skan gjetur ndonje zgjidhje, kam pyetur shum pediater mirpo sme kan dhen pergjigjje se qfar duhet te bej.

Sami Malaj (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje,

Shkaktari i vërtetë i paraqitjes së ngërçeve nuk dihet, dy gjer në tre javë pas lindjes, lajmërohen periudhat shqetësuese të ngërçeve, të cilat zakonisht zgjasin gjer në fund të muajit të tretë apo katërt të jetës së foshnjes. Provoni këto këshilla të cilat ndihmojnë në qetësimin e tyre:

- Merrni foshnjen në krahë, përkundeni lehtësisht apo shetiteni nëpër shtëpi.

- Mbështjellni foshnjen me batanije që të ndjehet rehat dhe luhateni në karrocë apo luhatëse.

- Mund ta luhatni edhe ta mbani fortë në kraharor. Foshnjat kanë dëshirë ti ndjejnë të rrahurat e zemrës së nënës së tyre sepse kjo i qetëson.

- Disa foshnja qetësohen gjatë vozitjes në makinë.

- Masazhoni stomakun e saj, të lyer paraprakisht me vaj për foshnja.

- Vendosni në stomakun e foshnjes një panolinë të ngrohtë dhe masazhoni lehtësisht rreth kërthizës.

- Jepini shurup për qetësim i cili pregatitet në barnatore. Vetëm sipas udhëzimeve të pediatrit edhe në rastet më të rënda.

- Këndojini foshnjes këngë të lehta qetësuese, duke i pëshpëritur në vesh. Mund ti pëlqejë kënga dhe të ndalojë së qari për ta ndëgjuar.

- Testoni ushqimin tuaj nëse jeni nënë gjidhënëse. Shmangni ushqimin i cili fryen (bizelet, fasulet, lakra) dhe zvogëloni konsumin e lëngjeve të gazuara siç është kafeja, çokolata, koka kola, piperi, speci pikant, çilli, dhe mëlmesat tjera të rënda.

Gjithë të mirat.

/komuniteti