Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

E kam djalin 18 muajsh ama ngjyrën e trupit e ka të verdhë

Gjendjen e ka shume mire as nuk ka temperature as nuk ka vjellje, analizat kane dale mire crp ka dale mire analiza e hepatitit a ka dale mire ama ngjyren e trupit duart kembet i ka si ngjyre te zverdhur qka mundet te jete nese mundeni me me ndihmu diqka? flm per mirekuptim.

Besart Arifi (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pershendetje Besart

Mund te egzistojne shume arsye apo shkaktare te cilen ndikojne ne zverdhjen e lekures se femijes. Keto arsye mund te jene afatshkurta apo mund te jene shenja te nje semundjeje. Kete gjendje mund ta shkaktoje anemia - mungesa e hekurit apo mungesa e vitamines B12, dehidrimi, stresi, semundjet e femijerise te shoqeruara me temperature, hipotermia, temperatura reumatike... etj.

Beni mire te konsultoheni me nje mjek per te vleresuar gjendjen e femijes, dhe per te marre trajtimin e duhur. Mos neglizhoni.

Gjithe te mirat.

Besart Arifi (11 vite më parë)
faleminderit shum .

/komuniteti