Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Beba ime nuk pi

Pershendetje, kam beben 2 muajsh e tre jave, qysh para dy jave ka filluar te mos e pi gjirin gjate dites por vetem gjate nates, po me brengos se pi gji shum rralle dhe vetem kur i ka syte e  mbyllur. Qka me keshillon te bej si ta ushqej me gji e mos te filloje me ushqim tjeter plotsues, faleminderit.

Feroza (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja ne ditet-javet e para te jetes pi gjirin 8-12 here ne dite.Me kalimin e kohes zvogelohet numri i pirjeve dhe kohezgjatja e tyre. Distribuimi ditor i pirjeve eshte individual. Tregues kryesor nese nje foshnje pi apo jo sa duhet eshte numri i pelenave te lagura ("te ulura") e qe duhet te jete se paku 5-6 dhe shtimi adekuat ne peshe (15-25 gram ne dite).Nese foshnja juaj i ploteson keto parakushte atehere nuk duhet te brengoseni .Nese jo atehere duhet hetuar per anemi, infeksion urinar ose duhet suplementuar foshnjen tuaj me preparate multivitaminoze. Ushqimi me qumesht shtese mbetet zgjidhja e fundit.

/komuniteti