Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Larja e pare e foshnjes

Pershendetje Doktor, desha t'ju pyes kur duhet bere banja e pare foshnjes sepse kam degjuar qe duhet pritur derisa te bjere kerthiza pastaj te lahet bebi me uje?


Faleminderit paraprakisht per pergjigjen tuaj.

Nita (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Larja e pare e foshnjes mund te behet menjehere pas arritjes se foshnjes ne shtepi. Eshte e vertete se kerthiza duhet mbajtur sa me thate ,mirepo me larje te kujdesshme dhe mbrojtje adekuate te saj, nuk ka aresye te posaçme qe te kemi paragjykime per larjen e foshnjes qe ne ditet e para pas lindjes! Nese kerthiza laget gjate larjes, kjo nuk duhet t'iu shqetesoj fare dhe ate duhet thare me komprese te paster te pambukut. Kerthiza e foshnjes duhet te mbahet e thate,e paster dhe ne te nuk vehet asgje. Ne raste te caktuara, punetori shendetesor do t'iu rekomandoje qe te behet toaleta e kerthizes me Alkool 70%.

/komuniteti