Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pikat Puervit

Mi kan preferuar pikat Puervit per Femijen tim dhe jam duke ja jep qe 2-muaj, por kam degjuar nga nje mjek (PLOUMOTOG) MJEK I MUSHKRIVE se gjaja keto pika paskan nje sasi te ALKOHOLIT dhe se po i bajkan deme femijes ne kanalet e frymemarjes. Ju lutem me tregoni se a eshte e vertet se e kan nje sasi te alkoholit dhe se a jane te demshme per femijen tim, nese nuk jane te demshme deri ne sa muaj mundem tia jap femijes tim kete lloj te pikave? JU FALIMINDERIT PER MIREKUPTIM.

Ymrani (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Produkti Puervit eshte preparat multivitaminoz i cili mund te gjendet ne forme te pikave dhe flakoneve.Pikat per nga permbajtja, sipas distributoreve dhe fletepershkrimeve, jane te parapara per moshen e foshnjeve si te sigurta per perdorim dhe te lehta per dozim. Flakonet rekomandohen pas moshes 1 vjeqare. Dozimin dhe kohezgjatjen e dhenies e percakton pediatri juaj varesisht nga rritja dhe zhvillimi i foshnjes suaj!

/komuniteti