Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Eshtrat

I nderuari mjek, beba ime i ka 8 muj e gjysme dhe ende nuk rrin vet ulur pa jastek anash, eshte shume energjike, kureshtare dhe zgjatet ashtu anash perpara qe te prek diqka apo te kap diqka, e qes me nje batanije ne toke rrotullohet djathtas - majtas, kur eshte ne shpine i jep tenalt me shku, permys, rrin smo jo me u zhagit, edhe ne shpine po edhe na barke leviz per 360 shkalle nese veq ne e la ne pozicionin vertikal (psh koken ka dritarja, ajo per shume pak kohe sillet kambet ka dritarja e pastaj prape koken dmth per 360 shkalle.) Ne kembe kur ta le peshon shume pak me thene ashtu 3-4 sekonda edhe ulet qohet qe te len pershtypjen sikur kur don te luaj. Kendej 2 te aferme me thojne qe ndoshta ka eshtrat e buta cka me kan bere shume merak. kendej te shiqoj eshte shume e forte ne duar, nese ka diqka ne dore dhe don te ja maresh nuk ta lesho bash lehte...cme keshilloni - ndoshat pak edhe fati im se ne batenie( ne toke e batenin ) kom fillu ashtu nga muaji i 7, meqense ne shtratin ton qysh me heret ka filluar m keto levizje rrotullime pres pergjigjen e juaj me shume rrespekt! Leonora PS. Si verehet femiu qe ka eshtrat e bute?

Leonora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Foshnja e moshes 8 muajshe duhet te tregoj shenja bindese per ulje te pavarur.Mos qendrimi i pavarur ulur eshte vetem njera prej shenjave te eshtrave te buta.Shenjat tjera te zokonshme jane fontanella e hapur me teper se sa eshte adekuate per moshen,kockat e buta te kokes,eshtrat e lakuara (deformuara) te kafazit te kraherorit,djersitja e shtuar,te qajtuarit e theksuar,...Per prevenim e te gjitha ketyre eshte parapare profilaksa me "pikat per eshtra" te vitamines D3.Nese pediatri juaj konstaton eshtra te buta per moshen e foshnjes suaj atehere rekomndohet rritja e perkoheshme e numrit te pikave D3, ekspozimi i shtuar i foshnjes suaj ne rreze te diellit,...Redesi te veçant per konstatimin e rregullsise se eshtrave te foshnjes suaj eshte kontrolla tek Ortopedit,...

/komuniteti