Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Djersitja

Pershendetje, kam nje vajze 3 muaj e gjysem, po djersitet shume, zakonisht kur te pi gji ose kur te qan shume, po ka raste edhe kur djersitet edhe vetveti... ju lutem me ndihmoni a eshte nje gje normale apo me duhet ta dergoj ne kontrolle?... kam frike se vajza me ftofet, nje problem tjeter eshte se vajza qan edhe e kruan veshin e majte e kam pas ne kontrolle, me kan thene mire i ka veshet, po ajo ka raste edhe e mban doren edhe e kruan edhe qan, ku qendron problemi, jam nene per here te pare se ka shume gjera qe nuk pi kuptoj, jam shume e shqetesuar. Me respekt Vlora.

Vlora (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Mbingrohja e dhomës dhe veshja e tepruar jane shkaktarët më shpeshtë të djersitjes së shtuar tek foshnjet.Temperatura e dhomës duhet të jetë në mes 18-22 gradë celsius ,ndërsa foshnjet duhet veshur me një shtresë rroba më shumë se të rriturit.Jo rrallë prindërit e rinjë duke pasur frikë nga ftohja eventuale ,bëjnë mbingrohjen e foshnjeve të tyre.Dhënia me rregull e Vitaminës D3 , prevenon sëmundjen e eshtrave të buta,njëra prej simptomave të së cilës është djersitja e shtuar!Poashtu edhe mbipesha mund të jetë kontribuese në djersitjen e foshnjes!Kruarja e veshit më tepër është shprehi se sa shenjë e pezmatimit të veshit .Në vend të shqetësimit të tepruar dhe pritjes së sëmundjes , më e arësyeshme është që të relaksoheni dhe të kënaqeni me shëndetin e mirë të foshnjes suaj!

/komuniteti