Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Bebi ka frike kur del!

Miredita. Kam gocen 5 muaj e gjysem dhe sa here qe dalim shetitje me karroce ose ulemi per kafe, goca fillon te qaje shume dhe pushon vetem kur kthehet ne shtepi. I kam perdorur te gjitha metodat per ta qetesuar kur jemi jashte, por ajo nuk pushon. Edhe para se ta dalim e ushqej dhe e nderroj. Ka mundesi qe bebi te kete frike kur del shetitje? Nese eshte kjo arsyeja, si mund tja heq kete frike (perhere nese eshte kjo arsyeja)? Eshte vertet e sikletshme dhe plus qe nuk dalim dot. Ju falenderoj per pergjigjen.

Jonilda Lici (9 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Jonilda,

Disa shkencëtarë reakcionet e foshnjave, kur i shohin të panjohurit apo kur dalin në publik i shpjegojnë ashtu që foshnja në fakt shfaq frikë, tek kur është e aftë të krahasojë diçka apo të njohë, me diçka që e ka të panjohur, më saktësisht që nuk e njeh. Duke u rritur, më mirë bën dallimin e fytyrave të njohura, me ato të panjohura, aq më shumë ndjen frikë nga ata që nuk i njeh. Në një moment (rreth muajit të tetë) frika përjeton kulminacionin, dhe mandej zhduket shkallë-shkallë.

Gjithë të mirat.

Tila2015 (9 vite më parë)
Edhe mua me ndodh e njejta gje me djalin 3 muajsh qan shume kur dalim dhe ne shtepi qetesohet,,, shpresoj mos kete ndonje gje per tu shqetesuar!

/komuniteti